HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-23 11:53:49
A+ A- Printo artikullin



‘Krishti Shëlbues’ i Korkovados



“Krishti Shëlbues i Korkovados është simboli më i madh i Rios. Me të takohen turistët e shtegtarët e të gjitha kulturave e vendeve, sapo shkelin në këto troje. Krishti vigan duket sikur i fton ta vizitojnë qytetin, që i pret mysafirët me krahë hapur, sepse i banuar nga njerëz besimtarë e mikpritës. Kanë kaluar 80 vjet nga përurimi i shtatores së Shëlbuesit në majën e malit Korkovado, që sundon gjithë peizazhin mbi gjirin e Rio-de-Zhanéjros. Monumenti vigan, që u bë simbol i qytetit të Brazilit, është 38 metra i gjatë. I përuruar më 12 tetor 1931, vepër e skulptorit francez Paul Landovski, u realizua nga inxhinieri brazilian, Heitor da Silva Kosta. Vihej, kështu, në jetë, një propozim i bërë dhjetë vjet më parë nga kryedioqeza e Rio-de-Zhanéjros.
Kujtojmë se mbi majën më të lartë të Korkovados ngrihet edhe një kapelë, në të cilën ruhet kopja e shtatores së Zojës së Aparesidës, Pajtore e Brazilit.
Krishti i Korkovados numërohet ndërmjet shtatë mrekullive të botës moderne, gjë që nuk mund të mos na ngacmojë kureshtjen për t’i njohur gjashtë të tjerat.
Po kujtojmë listën dhe historinë e tyre.
U caktuan pas një sondazhi botëror, realizuar në vitin 2007 nga fondacioni privat “New 7 Wonders Foundation” (Fondacioni i 7 mrekullive të reja të botës”). Gjithsesi nuk është aspak fjala për mrekulli të reja, në kuptimin e moshës. Të lashta, por që mbeten të reja në rrjedhë shekujsh: virtyt ky i Kryenjerëzve e i Kryeveprave.
Janë:
“Muri i Madh kinez”;

“Qyteti i lashtë i Petras”, në Jordani;
“Shtatorja e Krishtit Shëlbues”, në Rio-de-Zhanéjro (Brazil);
“Qyteti i humbur i Maçu-Piçu”, në Peru;

“Kompleksi arkeologjik i Chichén Itzà”, në Jukatan të Meksikës;
“Koloseum”, në Romë dhe
“Taxh Mahall”, në Indi.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama