HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-07-22 16:05:55
A+ A- Printo artikullin



Hoxhaj: vendimi i GJND-së vulosi shtetësinë e Kosovës



Me rastin e tre vjetorit të opinionit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka dërguar nga një letër falënderimi të gjitha Shteteve të cilat e kanë mbështetur Kosovën, në këtë proces.
Në telegram, ministri kosovar Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për qeveritë respektive, për përkrahjen që i kanë dhënë pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në GJND, duke shprehur pozicionin e tyre në favor të pyetjes se "a është deklarata e pavarësisë së Kosovës në pajtim me të Drejtën Ndërkombëtare?".
Hoxhaj thekson se vendimi afirmativ i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për shtetësi dhe sovranitet, i cili ka shërbyer si një përshpejtues i objektivit të Kosovës për kompletimin e njohjeve dhe anëtarësimin në organizmat ndërkombëtare.
"Vendimi i GJND-së është një argument mbështetës shumë i rëndësishëm për të drejtën e Kosovës për vetëvendosje dhe shtetësi, i cili është pasuar nga veprime të suksesshme të shtetndërtimit dhe konsolidimit që kanë luajtur një rol vendimtar në justifikimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.", shprehet Hoxhaj, në letër. Ministri i Jashtëm i Kosovës thekson se vendimi pozitiv i GJND-së, gjithashtu ka hapur rrugën për dialog me Serbinë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama