HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-22 14:26:32
A+ A- Printo artikullin



Imzot Ramzi Garmou, vizitator apostolik në Kishën e kaldejve



Vetëm disa javë pas Sinodit të Kishës Kalde, Papa Françesku emëroi Vizitatorin Apostolik në Kishën katolike lindore, ku bëjnë pjesë besimtarë nga Iraku, Irani e sidomos, nga diaspora. Ati i Shenjtë zgjodhi imzot Ramzi Garmou, kryeipeshkëv i Teheranit të Kaldejve, si Vizitator për të gjithë kaldejtë, që banojnë në Evropë. Imzot Garmou është lindur më 5 shkurt 1945 në Zakho. Pasi hyri në Seminarin e etërve domenikanë në Mosul, vazhdoi studimet në Institutin e Prados në Francë. U shugurua meshtar më 13 janar 1977, duke e filluar shërbimin në Bagdad e më pas, në Teheran. U emërua kryeipeshkëv në atë Kryeparki më 7 shkurt 1999.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama