HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-22 18:30:06
A+ A- Printo artikullin



Të rinjtë janë ardhmëria, të mos krijojmë një brezni të papunësh: kështu Papa gjatë fluturimit drejt Rios



Gjatë fluturimit drejt Rios, Papa përshëndeti grupin shoqërues dhe gazetarët një për një, duke u kujtuar se në këtë shtegtim të parë ndërkombëtar dëshiron të shkojë e t’i takojë të rinjtë në konkretësinë e indit shoqëror, ku jetojnë. Pra, jo të rinj të izoluar nga jeta e tyre, sepse kur i izolojmë të rinjtë, tha Papa, bëjmë një padrejtësi të madhe. Të rinjtë i përkasin një familjeje, një atdheu, një kulture, një feje, kanë përkatësi, nuk duhet t’i izolojmë. Ata me të vërtetë janë ardhmëria e një populli.
Pastaj Papa nuk i harroi edhe pleqtë. Jemi mësuar, pohoi, me kulturën e mënjanimit, që rëndon më shumë mbi të moshuarit. E kjo është krejtësisht e padrejtë, sepse i lëmë mënjanë, si të mos kishin më asgjë për të dhënë. Ndërsa ata transmetojnë urtinë dhe vlerat e një jete të tërë, dashurinë për atdheun, për familjen: të gjitha, gjëra për të cilat kemi shumë nevojë. Por tani u takon edhe të rinjve të mënjanohen, të përjashtohen. Kriza botërore, pohoi Ati i Shenjtë, i dënon të rinjtë e sotëm! Përqindjet e të papunëve janë të larta e krijohet rreziku të kemi një brezni të papunë, ndërsa pikërisht nga puna buron dinjiteti. Duhet t’i japim fund zakonit të përjashtimit të njerëzve, shtoi Papa, e të promovojmë kulturën e përfshirjes, të takimit, të përpjekjes për t’i çuar të gjithë në shoqëri. Një popull ka të ardhme, shtoi, nëse shkon përpara me forcën e të rinjve e urtinë e pleqve. Më pas ftesa drejtuar gazetarëve: ju kërkoj të më ndihmoni të punoj për të mirën e shoqërisë, të të rinjve e të të moshuarve. Sepse edhe pleqtë janë ardhmëria e një populli. Një populll ka të ardhme, nëse shkon përpara me të dyja palët: me të rinjtë e edhe me pleqtë.
E ky është edhe kuptimi, që dua t’i jap kësaj vizite me të rinjtë.






Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama