HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-24 15:45:47
A+ A- Printo artikullin



Atë Lombardi: Papa, në lutje, për takimet e DBR-së



Në Meshën e hapjes së DBR-së, kremtuar mbrëmë në Kopakabana, morën pjesë më se një gjysëm milioni të rinj, duke hapur, kështu, me entuziazmin që i karakterizon, Ditën e 28-të Botërore të Rios. Të dëgjojmë drejtorin e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, në mikrofonin tonë se si e ndoqi Papa hapjen e DBR-së?

Përgjigje: - Natyrisht, kjo është, edhe për Papën, një ngjarje tejet e rëndësishme, ndonëse nuk ishte i pranishëm; sipas traditës, Papa nuk merr pjesë në këtë ngjarje, por e di se është pika e fillimit të festës e, prej këndej, duke nisur prej saj, ndjehet edhe pulsi i këtyre ditëve. Nëse patëm më se një gjysëm milioni mbrëmë, me të ftohtën, erën e shiun, kjo do të thotë se punët shkojnë shumë mirë. Entuziazmi u ndje fort, e u pa dëshira e madhe, pritja e madhe nga ana e të rinjve e, prej këndej, Papa, që i ndiqte përmes televizionit, e di se kur të arrijë ai vetë, kush e di ç’do të ndodhë…

Pyetje: - A ka ndonjë të re në zhvillimin e programit të Papës?

Përgjigje: - Jo. Ndryshimi i vetëm, tani, duke pasur parasysh kohën e pafavorshme, është se Papa nuk do të shkojë në Aparesidë me helikopter, por me avion, së paku për pjesën kryesore të udhëtimit. Për të tjerat, programi mbetet ai, që ishte. Është shtuar, të enjten, një takim me të rinjtë argjentinas, ose me përfaqësinë e tyre, në katedralen e Rios: Papa do të kalojë për t’i përshëndetur.

Pyetje: - Të reja të tjera lidhur me ditën e djeshme?
Përgjigje: - Jo, nuk më duket se ka gjëra të rëndësishme për t’u thënë. Ishte një ditë, që Papa e kaloi qetë-qetë, si ishte parashikuar; e dimë mirë se Papa nuk humbet kohë, prej këndej, ia kushtoi kohën lutjes dhe përgatitjes për ditët e ardhshme si dhe bisedimeve me bashkëpunëtorët, për thellimin e ndonjerës nga temat.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama