HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-24 16:23:52
A+ A- Printo artikullin



DBR-së: Papa nderon shtatoren e Virgjërës Mari Aparecida, Zojën e Bekuar të skllevërve



Papa Françesku në Aparecida të Brazilit, ku u prit në hyrje të shenjtërores së Zojës së Bekuar nga rektori, shtegtoi në Sallën e 12 apostujve për të nderuar ikonën e Zojës së Bekuar të Aparecida-s. Para figurës së shenjtë, Papa u ndal në lutje, në këmbë, për disa minuta. Pastaj preku kornizën që përmban imazhin marijan e së fundi vuri një tufë me lule para ikonës së shenjtë. Në çastin e vendosjes së luleve para ikonës së Zojës së Bekuar, turma e besimtarëve të pranishëm duartrokiti gjatë e me ngrohtësi.
Zoja e Bekuar e Aparacida-s kremtohet më datën 12 tetor, pikërisht në ditën e zbulimit të Amerikës më 1492. Devocioni ndaj kësaj Zoje të Bekuar është thellësisht i lidhur me vuajtjet dhe shpresat e popullit afroamerikan. Në fillim të shekullit XVIII, kur skllavëria ishte shumë e përhapur në Brazil, në veri të shtetit San Paolo (Shën Palit), nga thellësitë e ujërave të Rio Paraiba në rrjetat e peshkatarëve doli një figurë e Zojës së Bekuar prej dheu. Ishte ngjyrë zezë, e njëjta ngjyrë e skllevërve, e ishte e thyer, siç ishte jeta e popullit skllav. Mrekullia e parë e Zojës së Aparecida-s thuhet se ndodhi në dobi të Zakarisë, një skllavi zezak.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama