HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-24 15:40:19
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Bertone paraqet medaljen e DBR-së: kujtesë “fizike” ditësh të jashtëzakonshme



“Kujtesë në metal”: kështu e quajti Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, medaljen përkujtimore të Ditës Botërore të Rinisë, prodhuar nga Brazili dhe paraqitur dje pasdite në Rio-de-Zhanejro, me një ceremoni në rezidencën Sumarè, ku banon këto ditë Papa Françesku. Kremtimi do të mbahej pranë Kryqit Shëlbues të Korkovados, por kjo nuk qe e mundur, për shkak të kohës së keqe.
Nga njëra anë e medaljes shihet fytyra e qeshur e Atit të Shenjtë, ndërsa nga ana tjetër, katedralja e São Sebastião e Rios dhe Bazilika e Zojës së Aparesidës. Medalja, theksoi kardinali Bertone, bën të mundur ruajtjen “fizike” të ndjenjave, që karakterizojnë udhëtimin e parë apostolik ndërkombëtar të Papës së parë latinoamerikan. Më pas, duke kujtuar fjalët, që tha Papa Bergolio për rininë, në fillim të shtegtimit, kardinali Bertone përfundoi me fjalët: “Pikërisht sepse të gjithë duam një botë më të mirë, është e nevojshme t’u hapim rrugë të rinjve. Prandaj, kjo medalje me fytyrën e Papës Françesku na kërkon që t’i ngulisim mirë në mendje e në zemër fjalët, që Ati i Shenjtë do të na thotë këto ditë”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama