HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-24 13:40:13
A+ A- Printo artikullin



Seminari misionar i Jezusit të Mirë në Aparecida



Seminari u ngrit më 1894 mbi trojet e dhuruara nga meshtari Lourenço Markondes de Sá. Kompleksi, me stil rinashimental, me formën e E-së e me ndërtesën e kishës në qendër, ka një fasadë me gjatësi 200 metra e gjerësi 86 metra. Që nga viti 1919 një pjesë e ndërtesës strehon Shtëpinë e pushimit Nossa Senhora Aparecida që do të thotë Zoja Jonë e Dukjes e cila, deri në vitin 1927, u qe besuar Motrave të Vogla të Zojës së Papërlyer. Aty jetoi, në vitin 1923 e 1934, Nënë Paulina, shenjtorja e parë e Brazilit, kanonizuar nga i Lumi Gjon Pali II. Në vitin 1929 ndërtesa kaloi në duart e Etërve Redentoristë, që hapën këtu seminarin e Shën Alfonsit, ku punuan deri më 1919, kur ndërtesa nisi të përdorej për të strehuar një pjesë të Seminarit të Vogël e të Seminarit të Madh të Filozofisë të kryedioqezës së Shën Palit. Nga viti 1952, deri më 1969, drejtimi iu besua Motrave të Krishtit të Kryqëzuar. Tani këtu organizohen kurse e ushtrime shpirtërore. Ka edhe mjedise, që shërbejnë si shtëpi për pritjen e miqve. Më 4 korrik 1980 këtu banoi i Lumi Gjon Pali II, gjatës shtegtimit të tij të parë në Brazil. Më 1996, Kuria Metropolitane e Kryedioqezës së Aparesidës u transferua në katin përdhes të ndërtesës. Nga viti 2003 këtu strehohen seminaristët e kurseve përgatitore të Filozofisë dhe të Teologjisë të Kryedioqezës. Formimi i meshtarëve të ardhshëm sigurohet nga Provinca e Etërve Vinçencianë të Kolumbisë, të njohur me emrin Lazaristë, mbi bazën e marrëveshjes me Kryedioqezën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama