HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-26 15:42:15
A+ A- Printo artikullin



DBR-së: sonte Udha e Kryqit e të rinjve me Papën



Turma oqeanike e të rinjve, ardhur nga të katër anët e botës në Rio, do të mblidhet përsëri sot pasdite në Rio de Zhanjero, për Udhën e Kryqit se bashku me Papën, në orën 18.00 me orën lokale, 23.00 me atë evropiane.
Stacionet e Udhës së Kryqit kujtojnë mundimet e Jezu Krishtit, pasqyruar në të rinjtë e sotëm. Udha e Kryqit, përshkuar nga Jezusi në Jeruzalem, rijeton, në Udhën e Kryqit të Rio de Zhanejros me 14 stacione, nga të cilat 13 do të përshkojnë 900 metra pranë Udhës së Atlantikut. Stacioni i fundmë, mbi tribunën qëndrore, ku do të jetë Papa Françesku. Një orë e gjysëm shtegtim me Jezu Krishtin, që mbart kryqin mbi shpinë. Kryqin e kohës së vet e të të gjitha kohëve!
Tekstet e meditimeve janë të meshtarëve dehonianë atë Zezinho (José Fernandes de Oliveira) e atë Joazinho (João Carlos Almeida), shumë të njohur në Brazil për veprimtarinë e tyre baritore ndërmjet të rinjve.
Për shkak të ndryshimit të orarit, ne do ta ndjekim këtë udhë Kryqi nesër, duke ecur hap pas hapi me Papën, që shkon drejt dy veprimtarive më të rëndësishme të DBR-së: Mbrëmësores së lutjes, të shtunën mbrëma dhe Meshës përfundimtare, të diel.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama