HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-26 16:05:35
A+ A- Printo artikullin



Katedralja Metropolitane e Rio-de-Zhanéjro



Katedralja ngrihet mbi një territor dhuruar nga Shteti Federal i Guanabarës. Ndërtimi i Katedrales, nisur më 1964, nën drejtimin e kardinalit Xhejm Kamarra, përfundoi më 1979, kur edhe u shugurua nga kryeipeshkvi i Rios, kardinali Eugjenio de Araújo Sales. Ndërtesa ka formë krejt të veçantë: ngjet me piramidat maja, për nder të popullsive të kontinentit latinoamerikan, që morën nga misionarët dhuratën e fesë. Mjafton të bësh hapin e parë mbrenda kësaj ndërtese të çuditshme, e ajo të zbulon menjëherë gjithë bukurinë e saj: baza është katrore; qemeri, i lartë 80 metra, me një vetratë qëndrore në formë kryqi, që i tërheq të gjithë kah Krishti. Krahët e Kryqit shtrihen përgjatë mureve, derisa prekin tokën, përmes katër vetratave vertikale, vepër e artistit Lorenc Hailmar, simbol i katër karakteristikave të Kishës, që është Një (ngjyra e gjelbër, dominuese), Shenjte (e kuqja), Katolike (e kaltra) e Apostolike (e verdha). Në elterin e madh bie menjëherë në sy një kompozim i Kalvarit, me Krishtin në kryq, Shën Marinë e Shën Gjonin Ungjilltar. Katedralja, që u kushtohet pajtorëve të Kryeidioqezës, Shën Sebastianit e Shën Anës, zë më se 5000 vetë. Është vizituar nga Papa Gjon Pali II, që mbajti këtu, më 2 korrik 1980, Takimin me Ipeshkvijtë e Këshillit Episkopal Latinoamerikan (C.E.L.A.M), në 25-vjetorin e krijimit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama