HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-26 17:24:42
A+ A- Printo artikullin



Udha e Kryqit me të rinjtë



Stacionet e Udhës së Kryqit kujtojnë mundimet e Krishtit, pasqyruar në të rinjtë e sotëm. Udha e Kryqit, përshkuar nga Jezusi në Jeruzalem, rijeton në Udhën e Kryqit të Kopakabanës. 14 stacione, nga të cilat 13 do të përshkojnë 900 metra pranë Udhës së Atlantikut. Stacioni i fundmë, mbi tribunën qëndrore, ku do të jetë Papa Françesku. Një orë e gjysëm shtegtim me Krishtin, që mbart kryqin mbi shpinë. Kryqin e kohës së vet e të të gjitha kohëve! I rrethuar nga 280 artistë e vullnetarë nga Brazili, por nga Puerto Riko, Meksika, Argjentina, Gjermania, SHBA-s. Është populli i dy anëve të rrugës drejt Kalvarit. Rijeton ngjarjen më tragjike e më të lumnueshme, që ndau më dysh historinë e njerëzimit, kur trojet e Rios ishin krejt të panjohura për anën tjetër të botës, ku gozhdohej një Zot! Secili stacion ka një temë të caktuar, që prek drejtpërdrejt, edhe përmes figurave konkrete, problemet e premtimet e rinisë së sotme: veprimtarinë misionare, kthesën e zemrës, bashkësinë, nënat e reja, seminaristët, fenë në mbrojtje të jetës, çiftet, gratë e munduara, studentët, rrjetin shoqëror, të rinjtë e burgosur dhe baritorinë e burgjeve, sëmundjet e pashërueshme, vdekjen e të rinjve dhe shqetësimet e rinisë së mbarë botës. Çdo stacion do të kremtohet njëkohësisht gjatë Udhës së Kryqit dhe mbi tribunën e Papës, duke e bërë kështu, të pranishëm në të gjitha çastet e kremtimit.
Tekstet e meditimeve janë të meshtarëve dehonianë atë Zezinho (José Fernandes de Oliveira) e atë Joazinho (João Carlos Almeida), shumë të njohur në Brazil për veprimtarinë e tyre baritore ndërmjet të rinjve.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama