HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-27 17:22:55
A+ A- Printo artikullin



DBR-së. Papa kërkon nga klasa udhëheqëse përvujtëri sociale, dialog e punë për të ‘mirën e përbashkët’.



Në ditën e gjashtë të pranisë së tij në Brazil, Papa Françesku u kërkoi ipeshkvijve katolikë të mbarë botës të ‘promovojnë kulturën e takimit”. Në “kulturën e përjashtimit e të mënjanimit”, shtoi Papa, “nuk ka vend as për të moshuar as për fëmijët e padëshiruar, nuk ka kohë për t’u ndalur me atë varfër që hasim buzë udhës. Nganjëherë – tha Papa në katedralen e Rio de Zhanjeros – duket se për disa, marrëdhëniet njerëzore janë të rregulluara nga dy ‘dogma’ moderne: efikasiteti e pragmatizmi”. Më pas Papa u kërkoi ipeshkvijve një veprimtari baritore që niset nga periferia, nga ata njerëz që janë më të largët.
Gjithnjë sot, në ditën e gjatë të vizitës në Rio de Zhanjero, Papa Bergoglio takoi klasën udhëheqëse të Brazilit. Në takimin e përzemërt Papa Françesku kërkoi përvujtërinë sociale të dialogut.
“Këtë gjë do ta quaja përvujtëri shoqërore”, saktësoi Papa Bergoglio, duke folur jashtë tekstit, para klasës udhëheqëse të Brazilit, pasi i ftoi në dialog që di që “të gjithë kanë diçka të mirë për të dhënë e të gjithë mund të marrin diçka në shkëmbim”. Në vijim Papa i tha klasës udhëheqëse të Brazilit, në teatrit e bashkisë së Rio de Zhanjeros: “leadershipi duhet të di përgjithmonë të zgjedh e të përcaktohet për të mirën e përbashkët”. Kush vepron në mënyrë të ndërgjegjshme i vë veprimet personale para të drejtave të tjerëve e para gjyqit të Zotit”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama