HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-27 16:44:17
A+ A- Printo artikullin



Dioqeza e Sapës pasurohet me Tempujt të ri të shenjtë në Apripë, Kryezi e Zojz



Pasi që diktatura e egër e një ideologjie pa Zot, sikurse ishte ajo e komunizmit në Shqipëri pas luftës së II botërore, e cila jo vetëm që kishte ndaluar besimin, persekutuar e martirizuar klerikët dhe besimtarët, por nuk i kurseu as objektet e kultit fetar, e madje as ata tempujt të lashta qindravjeçare.
Me rikthimin e lirisë fetare në Shqipëri, nisi edhe ndërtimin i Kishës së gjallë të besimtarëve në dioqezën e Sapës, ku nuk mungon prej vitit në vit as ndërtimi i strukturave që shërbejnë për të bashkuar Kishën e gjallë të besimtarëve për të kremtuar Eukaristinë Shenjte e për t’iu lutur. Kështu edhe ky vit i hirit të Zotit, shpallur Vit i Fesë, na gëzoi me rindërtimin e tre tepujve fetare që u realizuan fale dashurisë, kujdesit e ndihmës së bamirësve tanë.
Me datë 21 korrik u bekua Kisha në Apripë të Gurit. Një zonë shumë e vështirë malore në zonën e Mërturit. Kisha u rindërtua në afërsi të kishës së vjetër e cila i është kushtuar Lindjes së Virgjërës Mari apo sikurse i pëlqen popullit të kësaj zone të quhet “Zoja e Mërturit”. Realizimi i kësaj kishe u bë e mundur falë ndihmës financiare të meshtarit nga Spanja, Don Iustiniano Cuadrado.
Me datë 25 korrik u bekua Kisha e Shën Prendës në Kryezi. Kisha është rindërtuar mbi themelet e kishës së vjetër e cila është rrënuar në vitin 1967 duke e shkatërruar plotësisht dhe me traktorë është lëvruar toka për të humbur çdo gjurmë të sajën. Sot kanë mbetur në kujtim vetëm dy gurë nga dera e hyrjes të cilat prapë janë rivendosur në hyrje të saj. Kisha nuk është shlyer nga kujtesa e besimtarëve kështu që nën kujdesin dhe punimet Z. Ylli Rrapi në moshën 80 vjeçare, për plotë 16 vite ka punuar duke i përgatitur gurët për rindërtimin e saj dhe së fundi i përkrahur nga meshtari françeskan minor kapuçin nga gjermania Atë Andreas Walterman u realizua ndërtimi i kësaj kishe.
Me 26 korrik u bekua Kisha e Shëna Prendës në Zojz. Edhe kjo kishë është rindërtuar mbi themelet e kishës së vjetër e rrënuar gjatë diktaturës komuniste në vitin 1967. Kisha gjendet brenda varrezave të fshatit. Realizimi i rindërtimit të kësaj kishe kishte filluar që me të ndjerin Don Genc Tuku i cili u angazhua për forcimin e themeleve dhe ngritjen e kolonave të kishës.
Në fillim të këtij viti, nën kujdesin e Z. Arben Jera i cili jeton e punon në Fossano të Italisë si dhe përkrahjen e famullitarit të atij vendi don Biagio Mondino e bamirësve tjerë u realizua rindërtimi i plotë i saj.
Të gjitha këto Kisha – Tempuj të Zotit përmenden në relacionet e ipeshkvit të Sapës imzot Gjergj Bardhit dërguar Selisë Shenjte në vitin 1632.
Imzot Lucjan Avgustini, ipeshkvi i sotëm i Sapës, që udhëhoqi kremtimet Eukaristike dhe bekimin e Kishave të përmendura, ndër të tjera theksoi rëndësinë e të qenurit Kishë e gjallë si dhe simbolit që ka Kisha prej gurit, shenjë që na lidh me historinë e kaluar e sot ua përkujton besimtarëve dhe ata i porosit të dinë të jenë vërtet gurë të gjallë të Kishës së Krishtit në trevat shqiptare e ta jetojnë dhe kumtojnë besimin në Zotin pa frikë në realitetin e sotme.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama