HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-28 17:03:41
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Udha drejt kthimit (Emisioni XVI)



Në emisionin XVI të rubrikës “Te gurra e besimit”, do të flasim për rrugën, që duhet përshkuar, para se të bëjmë kthesën e madhe, e cila nuk është kurrë përfundimtare. Nuk mund të mendojmë e të jetojmë menjëherë një jetë të krishterë qind për qind, pa dyshime e pa mëkate. Duhet ta pranojmë se jemi për udhë, se mund të mësojmë, se duhet edhe të bëjmë kthesë, por jo menjëherë. Kthesa e shndërrimi arrihen hap pas hapi. Pa harruar se shndërrimi vijon përgjithnjë. Se është akt jete, që realizohet me durimin e një jete të tërë. Është akt, në të cilin nuk duhet ta humbasim shpresën, e as guximin e vijimit të udhës. Pikërisht kjo duhet pranuar: nuk mund të bëhemi të krishterë të përsosur nga një çast në tjetrin. Megjithatë, ia vlen të ecim përpara, me sy të ngulitur tek qëllimi kryesor, pavarësisht nga vështirësitë, që nganjëherë duken edhe të pakapërcyeshme. Mund edhe të na lëshojë zemra aq, sa t’i braktisim të gjitha e të ngujohemi në gjendje krize. Guxim, prandaj. Edhe kur rrëzohemi. Sepse mund e duhet të ngrihemi përsëri në këmbë. E të vijojmë rrugën e nisur. Zoti është pranë. Na shikon. Na e shtrin dorën. Na ngre nga pluhuri e na prin. Zoti është bujar, na fal e na e lehtëson rrugën, që çon drejt Tij. E kështu edhe ne bëhemi bujarë me të tjerët. Nxëmë mësimin më të çmuar, atë të dashurisë për të afërmin e edhe mësimin e vetë jetës së krishterë, që na kërkon të ecim gjithnjë përpara, pa u ndalur kurrë, deri te banesat qiellore.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama