HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Udhëtimet apostolike  >  2013-07-29 16:19:22
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: “Që tani, kam mall për Rion”. Në avion flet edhe për IOR-in e për lobet në Vatikan



Papa Françesku është plotësisht i kënaqur për suksesin e udhëtimit të tij në Brazil. “Mendoj se një udhëtim papnor bën mirë gjithmonë. Në konferencën e shtypit me gazetarët, në avionin, që po e sillte në Romë nënvizoi: ka rëndësi jo vetëm prania e Papës, por edhe ajo e të rinjve të DBR-së, që u mobilizuan të gjithë. Do ta ndihmojnë Kishën”.
Ati i Shenjtë Françesku pati fjalë lavdërimi për aftësinë e jashtëzakonshme të brazilianëve për t’i pritur problemet, pa e shuar gëzimin. “Jam i kënaqur – u tha gazetarëve – qe një udhëtim i bukur, shpirtëror. Jam i lodhur, por jam mirë. Takimi me njerëzit të bën mirë: Zoti punon në secilin prej nesh e të gjithë janë në gjendje të na dhurojnë gjëra të bukura”.
Papa Françesku e ngriti në qiell “mirësinë e zemrën e popullit brazilian, i madh, edhe në vuajtje, sepse gjen gjithmonë rrugën për t’i kapërcyer problemet me gaz”. E foli sidomos për mbresat që i la dita e djeshme, me 3 milion të rinjtë e pranishëm në plazhin e Kopakabanës. “I gjithë bregdeti – nënvizoi Papa Bergolio – ishte plot e përplot deri te kthesa e ishin aty edhe përfaqësuesit e 178 vendeve”. Përfundoi, duke kujtuar Aparesidën: “Shkova të lutem tek Zoja, por kishte një turmë vigane”. Ati i Shenjtë falendëroi së fundi, gazetarët, për “punën e mirë”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama