HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-07-29 15:25:19
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: isha i lumtur në Buenos Aires e jam edhe në Romë



“Në Buenos Aires kam qenë i lumtur si prift e si ipeshkëv, e po kështu jam i lumtur edhe në Romë, si Papë: kur Zoti të vë aty për ta kryer vullnetin e tij, bënë në mënyrë që të jesh mirë”. Kështu tha Papa Françesku para gazetarëve gjatë fluturimit me avion nga Rio drejt Romës. Në pyetjen se çka e ka befasuar, gëzuar apo lënduar këto katër muaj të parë të Papnisë, Ati i Shenjtë Bergoglio u përgjigj: “befasi të mëdha nuk ka pasur. Një befasi, ndoshta, ka qenë të zbulosh se ka shumë njerëz të mirë në Vatikan. Po me të vërtetë të mirë të mirë të mirë”.
Gjërat e mira nuk kanë munguar. “Për shembull takimi me ipeshkvijtë italianë me 23 majin e kaluar ka qenë shumë i bukur. Ndoshta ka qenë momenti më i mirë, së bashku me disa audienca si ajo me seminaristët apo me studentët e jezuitëve. Ndërsa momenti më i dhimbshëm ka qenë vizita në Lampedusa”, simbol i dhimbjes së pafajshme njerëzore ( i braktisin – tha Papa – disa milja larg në det e duhet të arrijnë vet deri në breg të detit”). Kështu problemet personale kalojnë në rend të dytë. “Gjatë këtyre javëve, gjëja më e keqe – tha me shaka Papa Bergoglio – ka qenë një dhembje shiatike që pata. Nuk ia dëshiroj askujt”.
Gjatë bisedës së gjatë me gazetarët në avion, Papa Françesku nuk tha diçka të veçantë lidhur me reformën e Kuries Romake, për çka më 3 tetorin e ardhshëm do të diskutojë me tetë kardinajtë, të cilët i ka ngarkuar për ta ndihmuar në qeverisjen e Kishës Universale. Shkurt vetëm sa përmendi si hipotezë shndërrimit në një organ të përhershëm këshillimor, Këshillin aktual të Sekretarisë së Sinodit. Po lidhur me bashkimin e dikastereve e të institucioneve tjera që formojnë kurien romake, nuk tha asgjë. Po kështu edhe mbi misionin pjetrin, Papa nënvizoi se “ipeshkëv i Romës është titulli i parë pas të cilin vijojnë titujt tjerë. Prandaj nuk duhet shkuar më larg asaj që thuhet. Si ipeshkëv i Romë jam pasardhës i Pjetrit, ndërsa ipeshkvijtë tjerë janë pasardhës të apostujve. Të mendosh se nënvizimi i të qenurit tim ipeshkëv i Romës don të thotë të jesh ‘primo inter pares’ në Kolegjin Episkopal nuk është konsekuent”, sqaron Bergoglio dhe vë në pah faktin se të nënvizosh këtë në mënyrë korrekte e “favorizon paksa ekumenizmin, e ndoshta jo vetëm atë”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama