HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kultura dhe shoqëria >  2013-08-01 12:06:03
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku, në përkim me “Oborrin e jo besimtarëve”



Do t’i kushtohet gazetarëve, takimi i ardhshëm i Oborrit të jo besimtarëve, strukturë e propozuar nga Benedikti XVI, i vënë në jetë nga Këshilli i Kulturës, me kryetarin e tij, kardinalin Ravazi, për të thelluar dialogun ndërmjet besimtarëve, dyshimtarëve e ateistëve. Do të mbahet më 25 shtatorin e ardhshëm në Romë, e pikërisht në tempullin e Adrianit.
Oborri i jo besimtarëve, në këtë takim, synon të ballafaqojë personalitete të spikatura të botës së gazetarisë, shpjegojnë organizatorët, për të nisur dialogun ndërmjet protagonistëve të informacionit, besimtarë e jo besimtarë, rreth temave të rëndësishme si “Etika e shoqërisë dhe etika e komunikimit”; “Liria dhe përgjegjësia në informacion: Objektivitet e vërtetësi”, dhe “Gazetaria, kultura e feja. Të besosh e të komunikosh”.
Do të marrin pjesë, ndërmjet të tjerëve, Eugjenio Skalfari, Ferruçio Bortoli, Ecio Mauro, Marçelo Sorgji, Lili Gruber, Roberto Napoletano, Mario Kalabrezi etj.
E kur i folën Papës për këtë takim, i çuditi të gjithë, sepse e njihte fare mirë veprimtarinë e ‘Oborrit’, në të cilin edhe mori pjesë me një takim tejet prekës, atë të “Trenit të fëmijëve”. E çka i pëlqen më shumë, është se Oborri synon të krijojë lidhje vëllazërimi, që njerëzit të mos jetojnë si armiq, pavarësisht nga bindjet, por si miq e dashamirë në shërbim të një shoqërie më të mirë. “Përndryshe, është njëlloj si t’i biesh murit me kokë”, mendon Papa i vëllazërimit ndërmjet gjithë njerëzve.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama