HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-01 19:19:02
A+ A- Printo artikullin



'Dita e mërgimtarëve’ në Gjakovë



Me 1 gusht në Gjakovë u mbajt ‘Dita e mërgimtarëve’ në nivelin dioqezan, organizuar në Gjakovë nga ipeshkvi i Kosovës. Kisha katolike e Vendlindjes falënderon besimtarët emigrantë në Evropë për dëshminë e vlerave ungjillore dhe kombëtare e bujarinë vëllazërore.
Në takimin e sotëm tradicional mbajtur në Kishën e Shën Pjetrit e Palit në Gjakovë, në mesin e emigranteve, të ardhur në këtë periudhë për pushime, qenë të pranishëm ipeshkvi i Vendit imzot Dodë Gjergji, gati të gjithë meshtarët e rregulltarët e bashkësive famullitare kishtare të Kosovës, kryetari i Bashkisë së Gjakovës, dr. Pal Leka, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj e personalitete tjera.
Momenti qendror i ‘Ditës së mërgimtarëve’ qe kremtimi i Meshës udhëhequr nga ipeshkvi imzot Gjergji në Kishën e Gjakovës, i cili mes tjerash gjatë homelisë, me fjalë ungjillore u tha emigrantëve se ‘ju jeni kripa e tokës, drita e botës’ e, misioni e dëshmia jua kudo që jetoni e veproni, është vërtetë e rëndësishme për ripohimin e kultivimin e vlerave shpirtërore, njerëzore e atyre kombëtare.
Më tepër mbi këtë ditë të mërgimtarëve flasim me ipeshkvin katolik të Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, ta dëgjojmë në mikrofonin e Radio Vatikanit.........RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama