HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-03 10:53:32
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Uelet: Papa Françesku, Papë i të varfërve, shpresë përtëritjeje



Gjithë javën e kaluar u mbajt në Rio-de-Zhanejro, mbledhja e Komitetit të Koordinimit të Këshillit Ipeshkëvnor Latinoamerikan, i cili u takua edhe me Papën Françesku, të dielën e kaluar, kur Ati i Shenjtë përjetonte ditën e tij të fundit në Brazil, në takimin me rininë e mbarë botës. Natyrisht, Dita e 28-të Botërore e Rinisë, ngjarjet e veprimtaritë e Papës në përqafimin e madh me të rinjtë, ndikuan në vendimet e ipeshkvijve, siç thekson në mikrofonin tonë, kryetari i Komisionit Papnor për Amerikën Latine, kardinali Mark Uelet:
Kam shpresë për përtëritjen e Kishës Katolike në të gjithë kontinentin latinoamerikan. Jemi në prag të një kthese: të impenjimit më të madh të katolikëve e të krenarisë për përkatësinë në Kishë. Mendoj se kjo do të sjellë fryte edhe në jetën shoqërore, në vëllazërimin e në kërkimin e drejtësisë, në shumë sektorë të tjerë e jo vetëm në ungjillëzimin e ri. Është një çast i jashtëzakonshëm për Amerikën Latine, sepse Papa është latinoamerikan, sepse është Papa i të varfërve. Të gjithë, kardinaj, ipeshkvij, meshtarë e laikë duhet të reflektojmë se ç’do të thotë Kishë e Krishtit e cili është misioni i saj në botë. E kjo po ndodh në Amerikën Latine.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama