HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-03 10:55:32
A+ A- Printo artikullin



Në Asizi u kremtua Falja e Porciunkolës



Më 1 e 2 gusht, në Asizi , u kremtua solemniteti i Faljes së Porciunkolës. Përveç Meshëve, i rëndësishëm, takimi me temë “Familja, falja dhe dhembshuria e Zotit”, që u mbajt në Bazilikën e Shën Marisë së Engjëjve, në mbrëmjen e së enjtes. Të gjithë bashkëshortët e pranishëm përtërinë premtimin martesor, dhanë dëshminë e jetës së tyre dhe morën pjesë në meshën e kremtuar nga ipeshkvi i Gubios.
Kujtojmë se Asizi përgatitet për vizitën e Papës Françesku, më 4 tetorin e ardhshëm. Sipas traditës, në një natë korriku të vitit 1216, ndërsa shën Françesku lutej në kishën e Porciunkolës, pa Jezusin e Zojën, rrethuar nga engjëjt. E pyetën cili ishte hiri, që dëshironte, dhe ai kërkoi që të gjithë ata, të cilët do të vizitonin kishën, të rrëfyer e të penduar për mëkatet, të fitonin ndjesën e plotë, pra t’u faleshin të gjitha mëkatet e bëra nga pagëzimi e deri atë ditë. Lutja e shenjtit u pranua me kusht që kjo t’i kërkohej Papës.
Të nesërmen, shën Françesku me sivëllain vet Maseo nga Marinjano shkuan në Peruxha tek Papa Onofri III, i cili e dha këtë leje, duke e kufizuar vetëm në një ditë, më 2 gusht. Kështu shën Françesku arriti të nxirrte ndjesën e plotë edhe për ata që nuk paguanin, ose nuk bënin shtegtim të gjatë pendestar, siç ishte zakoni atëherë. Mjaftonte zemra e pastër. Sot, ndjesa e Porciunkolës jepet në të gjitha kishat famullitare, gjithnjë më 2 gusht.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama