HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-02 13:51:30
A+ A- Printo artikullin



Rubrika “Te gurra e besimit”: Vlerat e vërteta të jetës (Emisioni XVII)



Vlerat e vërteta të jetës, janë sot në qendër të vëmendjes, në emisionin XVII të rubrikës “Te gurra e besimit”.RealAudioMP3
Në një shoqëri e në një kulturë, që tepër shpesh e bën relativizmin besojmën e vet, e bën dogmë, nuk mund të mos mungojë drita e së vërtetës. Madje deri të flasësh për të vërtetën, konsiderohet si veprim diktatorial. E kjo e çon njeriun në udhë pa krye, e shtyn ta shikojë me sy dyshimtar vetveten e edhe vetë jetën. Është gjë e mirë të jesh njeri? Të jetosh? Por, a ia vlen të jetosh? A ia vlen t’i vijosh lidhjet e impenjimet, me të cilat jeta ngarkohet deri në mërzi, deri në humbjen e durimit për të vijuar udhën? Si mund t’i mësojmë të rinjtë të transmetojnë nga breznia në brezni diçka të vlefshme, të sigurt, rregullat e kuptimin e qëllimeve të jetës, si individ e si bashkësi? Në një shoqëri, ku edukimi kufizohet me transmetimin e aftësive për punë, ndërsa dëshira për lumturi, me plotësimin e nevojave të konsumit e kënaqësitë kalimtare? Kështu, si prindërit, ashtu edhe mësuesit, nuk mund të mos tundohen për të hequr dorë nga detyrat e tyre edukative. Madje të arrijnë deri atje, sa të mos e kuptojnë më cili është roli, vendi, misioni që u është besuar. Por po të vijojmë kështu, nuk do të arrijmë kurrë t’u japin breznive të reja, atë që e kemi për detyrë t’ua japim. Ne jemi borxhli ndaj tyre; u kemi borxh vlerat e vërteta, që janë vetë themeli i jetës.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama