HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Drejtësia e paqja >  2013-08-06 15:58:03
A+ A- Printo artikullin



Iran. Një i ri i kthyer në krishterim, dënohet me 10 vjet burg



Një i ri iranian u dënua me dhjetë vjet burgim, thjesht, sepse u kthye në fenë e krishterë, duke kryer kështu një akt, që konsiderohet nga ligji “atentat kundër sigurisë kombëtare të Republikës Islamike”. Lajmi mësohet nga faqja e internetit “Herana”, e cila merret shpesh me çështje, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut e me lirinë fetare. Sipas informacionit, Mostafa Bordbar – ky, emri i djalit, që jeton në Rasht, në Detin Kaspik – u shpall fajtor nga Gjykata e Revolucionit të Teheranit, pasi mori pjesë në “mbledhje fetare nëpër kisha klandestine”, duke bërë “propagandë fetare”. Me një fjalë, njësoj si ligji për agjitacion e propagandë, që ishte në fuqi në Shqipëri, në kohën e komunizmit.
Djali është arrestuar në dhjetorin e vitit të kaluar, ndërsa po kremtonte Krishtlindjen në një shtëpi private, pa i prishur punë askujt. Por, vitet e fundit, magjistratura iraniane ka filluar një sulm të vërtetë kundër të gjithë atyre, që kthehen nga Islami në fe të tjera. E kokën në satër e kanë jo vetëm të krishterët, por edhe ndjekësit e zoroastrizmit e të fesë Bahai. Deri tani, arrestimet kanë arritur numrin 300 vetë, për një “faj”, që ligji e dënon edhe me vdekje.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama