HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-06 16:03:26
A+ A- Printo artikullin



Toka Shenjte: Viti i Fesë do të mbyllet më 17 nëntor me një ditë të veçantë



Viti i Fesë në Tokën Shenjte do të përfundojë zyrtarisht të dielën, më 17 nëntor, me një kremtim solemn në Malin e Greminës, kryesuar nga Patriku i Jeruzalemit të Latinëve, imzot Fuad Tval. Qeveria ka bërë ç’është e mundur për ta bërë vendin mikpritës për 60 mijë vetë, që do të kenë kombësi të ndryshme, prandaj po mendohet për një kremtim shumëgjuhësh. Në ditën, që do të quhet “Dita ndërkombëtare e Fesë”, do të jetë e mundur të vizitohen Vendet e Shenjta të Nazaretit. Besimtarët do të marrin pjesë në një procesion me qirinj drejt Bazilikës së Lajmërimit të Zojës. Kjo veprimtari është organizuar nga Kishat Katolike të Tokës Shenjte dhe nga Rojtaria françeskane në mbyllje të Vitit të shpallur nga Benedikti XVI për të favorizuar reflektimin e kthimin e përhershëm të zemrave kah Zoti. Kremtimet në Tokën Shenjte do të paraprijnë me një javë mbylljen solemne të Vitit të Fesë në Vatikan, parashikuar më 24 nëntor.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama