HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-08-16 14:08:56
A+ A- Printo artikullin



Atë Greiche: të gjithë në Egjipt i prisnin fjalët plot shpresë dhe afërsinë e Papës



Në Egjiptin e tronditur thellë nga dhuna e nga frika e luftës civile, arritën, si rreze e vogël shprese, fjalët e Papës Françesku, shqiptuar dje gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot. Një thirrje për paqe e dialog, që u vlerësua shumë si nga të krishterët, ashtu edhe nga myslimanët e vendit. E nënvizon këtë, atë Rafik Greiche, zëdhënës i ipeshkvijve katolikë egjiptianë, me telefon, nga Egjipti:
Përgjigje: - Njerëzit, katolikë, por edhe ortodoksë, e madje edhe myslimanë, sapo Papa përfundoi lutjen e Engjëllit të Tënzot, i botuan kudo fjalët e Atit të Shenjtë: në të gjitha gazetat, në të gjitha kanalet e internetit, sikur të gjithë të ishin në pritje, që Papa të fliste! Në mënyrë të veçantë katolikët e ndjenë fort se Papa është pranë tyre, se lutet për ta e se përpiqet të ngjallë në zemrat e tyre shpresën: e ne pikërisht për këtë kemi më shumë nevojë.

Pyetje: - Si është situata sot? A keni frikë se mund të rifillojë gjakderdhja?

Përgjigje: - Mbrëmë pati shumë manifestime të Vëllezërve Myslimanë; nuk mungoi as dhuna, e jo vetëm mbi kishat, por edhe mbi institucionet. Iu vu flaka edhe stacioneve të policisë. 40 kisha, nga të cilat, 10 katolike e 30 ortodokse, protestante e greko-ortodokse, u gjuajtën me raketa ose u kallën flakë, për mos të thënë se u bënë rrafsh me tokë….

Pyetje: - Si mendoni se mund të gjindet një rrugë pajtimi?

Përgjigje: -Më vjen shumë keq, por më duhet të them se nuk është aspak te lehtë të pajtohemi, sepse Vëllezërit Myslimanë dhe të gjitha partitë myslimane, nuk po impenjohen në kërkimin e rrugëzgjidhjes politike. Njerëzit duan një Egjipt paqësor, ndërsa një grup i vogël po përhap dhunë e terror, deri në fshatrat e vogla të Egjiptit të Epërm.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama