HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-08-16 13:00:41
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: “Të thellohet më shumë roli i madh dhe i rëndësishëm i gruas në Kishë”



Gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, kremtuar dje në Kastel Gandolfo, Papa Françesku kujtoi 25-vjetorin e Letrës Apostolike Mulieris dignitatem të të Lumit Gjon Pali II, kushtuar dinjitetit dhe rolit të gruas. Është, theksoi, një dokument plot mendime, që meritojnë të ristudiohen e të zhvillohen më tej. Mbi bazën e të gjithave, figura e Marisë:
“Ta bëjmë tonën lutjen e fundit të kësaj Letre Apostolike (cfr n 31). Të lutemi, pra, që duke medituar misterin biblik të gruas, përmbledhur tek Maria, të gjitha gratë të gjejnë vetveten, ta përsosin thirrjen e tyre e, në mbarë Kishën, të thellohet e të kuptohet gjithnjë më shumë, roli tepër i madh e i rëndësishëm i gruas”.
Rol ky, i cili nis me ‘po’-në, përgjigje, që i dha Maria Kryeengjëllit, në Nazaret:
“E në të vërtetë është pikërisht kështu: çdo ‘po’, që i thuhet Zotit, është një hap drejt qiellit, drejt jetës së pasosur. Sepse këtë do Zoti: që të gjithë bijtë të kenë jetë e ta kenë me begati! Zoti na do të gjithë me vete, në shtëpinë e Tij”.Në përfundim, Papa i falënderoi gjithë të pranishmit, posaçërisht shtegtarët e ardhur nga Guinea, me ipeshkvin e tyre.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama