HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-18 09:41:39
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës



E diel 18 gusht, Kisha katolike kremton të dielën e 20-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 18 gusht kalendarit kishtar, përkujtohen shën Agapiti, papë, shën Helenen, , nënën e Kostandinit, e cila ndikoi tek i biri për ta lënë të lirë shpalljen dhe ushtrimin e fesë së krishterë. E gjithnjë më 18 gusht kalendari kishtar përkujto e dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Florin e Laurin, martirë.
Kur flitet për thirrje të shenjta, menjëherë mendja na shkon te meshtarët e rregulltarët, e pra edhe në kurorën e martesës, edhe në familje e në punën e përditshme, është Zoti ai që na zgjedhë, Zoti na thërret e na bashkon. Këtë e dëshmon edhe shembulli i martirëve dardanë të Ulpianës, jeta dhe vdekja shembullore e shën Florit e Laurit që dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta.
Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme.

Të hënën më 19 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e shën Sikstin e III, papë e martir.

Të martën më 20 gusht, kalendari përkujton shën Bernardin e Kiaravalles, abat e doktor të Kishës; shën Samuelin, profet dhe shën Marinë de Mattias, virgjër, themeluese e Motrave rregulltare‚ Adhurueset e Gjakut tejet të Cmueshëm të Krishtit ;

Të mërkurën më 21 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Piun X, papë; shën Sidonin Apollinarë; shën Baldovinin e Rietit;

Të enjten më 22 gusht, kalendari liturgjik shënon përkujtimin e të Lumës Virgjërës Mari Mbretërësh; shën Timoteun, martir romak e shën Filipin Benici;

Të premten më 23 gusht, kalendari përkujton shën Rozën nga Lima, virgjër; shën Ciriakun e Arkelaun, martirë

Të shtunën më 24 gusht, kalendari përkujton shën Bartolomeun, apostull; shën Gjovana Antida Thouret, virgjër, themeluese e Motrave të Dashurisë;

Të dielën e ardhshme më 25 gusht, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 21-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 25 gusht kalendari kishtar shënon edhe përkujtimin e shën Ludivikut (Luigjit IX), mbret i Francës; shën Jozefin Kalasancio, meshtar, themelues i rregulltarëve‚ Skollopë’.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama