HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-08-18 16:01:59
A+ A- Printo artikullin



Tragjedi në detin e Filipineve, 200 të humbur: dhimbja e Papës



Papa shprehu dhimbjen e tij të thellë, për humbjen tragjike të jetëve, pas fundosjes së një trageti në det të hapur, pranë portit të Çebusë, në Filipine. Deri në këtë çast, nga 841 shtegtarët e tragetit, kanë shpëtuar 600 vetë. 200 të tjerë janë ende të humbur, ndërsa u nxorën nga uji 26 trupa pa jetë. Papa Françesku, në telegramin e ngushëllimit, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, drejtuar kryeipeshkvit të Çebusë, imzot Jose S. Palma, siguron se është pranë filipinasve me lutje e se ia beson viktimat mëshirës së pambaruar të Hyjit të gjithëpushtetshëm, duke i lypur forcë e ngushëllim hyjnor për familjet në zi, për të plagosurit e për të gjithë ata, që po impenjohen në ndihmën e shpejtë.
Aksidenti ndodhi mbrëmë, për shkak të përplasjes me një anije mallrash, që po hynte në port. Udhëtarët e tragetit u hodhën në det me mjete shpëtimi e u nxorën në breg nga varkat e peshkimit dhe anijet në kalim. Zhytësit vijojnë kërkimin në thellësi të detit, ndërsa autoritetet po marrin në pyetje kapitenët e anijeve, për ta sqaruar këtë ngjarje tragjike.

Në Filipine, një siujdhesë me rreth 7.000 ishuj, mjeti më i zakonshëm i transportit është trageti e, në të kaluarën, kanë ndodhur disa aksidente katastrofike, më i rëndi nga të cilët, ai i vitit 1987, në gjirin e Manilës, gjatë të cilit vdiqën 4300 vetë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama