HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-08-20 16:36:05
A+ A- Printo artikullin



Njohja e Kosovës nga Izraeli, do të ndihmonte stabilitetin në rajon



Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi sot një takim me një delegacion të lartë të Unionit Evropian Hebraik, të kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv i saj, Tomer Orni. Gjatë takimit, ministri Hoxhaj e informoi delegacionin hebraik për progresin e gjithanshëm në Kosovë, për avancimin e proceseve integruese evropiane, si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Hoxhaj shprehu mirënjohje ndaj diasporës hebraike në Evropë dhe në SHBA, për mbështetjen e madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu theksoi përkushtimin e shtetit të Kosovës për avancimin e pozitës së komunitetit hebraik në Kosovë, i cili, siç u shpreh ministri Hoxhaj, paraqet një komunitet historik dhe është një urë e fuqishme ndërmjet diasporës hebraike në botë dhe shtetit të Izraelit.
“Populli i Kosovës e ka jetësuar aspiratën e tij për shtet të pavarur me mbështetje dhe vullnet të bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç është krijuar edhe shteti i Izraelit në bazë të vullnetit ndërkombëtar pas luftës së dytë botërore”, tha Hoxhaj, duke shtuar se njohja e Kosovës nga Izraeli do të ishte në shërbim të fuqizimit të shtetit të Kosovës dhe paqes e stabilitetit afatgjatë në rajon e më gjerë. Kryeshefi ekzekutiv i Unionit Evropian Hebraik, Tomer Orni, e vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke konfirmuar përkrahjen e këtij unioni për Kosovën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama