HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-08-20 12:00:31
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku nuk pushon së luturi për Egjiptin. Kard. Sandri: dialogu i nevojshëm, sulmet ndaj të krishterëve të papranueshme.



Papa Françesku vijon të lutet e i fton besimtarët të vazhdojnë të luten për paqen në Egjipt. Të dielën, në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, bëri sërish thirrje për fundin e dhunës në këtë vend. Mbi ngjarjet dramatike, që po përjeton popullsia egjiptiane, flet, në mikrofonin tonë, prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore, kardinali Leonardo Sandri:
Duam të gjendet vërtet një zgjidhje, përmes dialogut e pajtimit, për gjendjen e tmerrshme në Egjipt. Lutemi që Zoti t’i hedhë sytë me mirësi drejt këtyre vëllezërve tanë të krishterë. Dëshiroj të përshëndes Shenjtërinë e Tij Tauadros II, Papë i koptëve, që u takua kohët e fundit me Papën Françesku, dua t’i bëj urimet atij dhe krejt Kishës kopte; dua të përshëndes edhe Patrikun katolik të nderit Nagib, si edhe Fortlumturinë e Tij, Patrikun katolik Sindrak. Jemi pranë tyre me lutje, duke derdhur lotë shpirtërorë për vuajtjet e popullit egjiptian.
Të krishterët sulmohen nga integralistët islamikë, të cilët kanë djegur shumë kisha. Konflikti është politik, por ekziston rreziku që të kthehet në fetar, apo jo?
Shkatërrimi i kishave të të krishterëve është i papranueshëm, sidomos sepse, veçanërisht katolikët, janë pakicë. Rilindja e vendit duhet realizuar, duke respektuar njeriun, fetë dhe lirinë fetare. Ne mendojmë se feja nuk mund të predikojë kurrë luftën, ose përdorimin e dhunës. Kurrë nuk mund të përdoret forca, dhuna, terrorizmi, apo pushteti ushtarak për të zgjidhur çështjet bazë të fesë. Duhet të mendojmë se urdhërimi i Tënzot për ta dashur njëri-tjetrin është i vlefshëm për të gjithë, myslimanë e të krishterë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama