HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Drejtësia e paqja >  2013-08-20 15:16:18
A+ A- Printo artikullin



Protestë e të krishterëve të Pakistanit për shpalljen e pafajësisë së imamit, që pati akuzuar Rimshën



Nuk u besoi syve bashkësia e krishterë e Pakistanit, kur pa vendimin e gjykatës së Islamabadit, e cila e shpalli të pafajshëm imamin Khalid Çishti, që pati ngritur akuza të rreme për blasfemi kundër vajzës katolike me të meta mendore, Rimsha Masih. Një vit pas ngjarjeve, gjykatësi u detyrua ta shpallë të pafajshëm për mungesë provash. Gjashtë dëshmitarë tërhoqën deklaratat, që e akuzonin imamin si protagonistin e komplotit. Natyrisht, kjo ndodhi pasi myslimanë integralistë sulmuan lagjen e krishterë, ku jetonte familja e Rimshës, duke i detyruar shumë familje të largoheshin për të shpëtuar nga raprezalja. Avokati i krishterë, Sardar Mushtak, në një letër për qeverinë e Pakistanit, denoncon faktin, duke arsyetuar se ai do të çojë në abuzime të tjera të ligjit për blasfeminë dhe, kërkon shfuqizimin e këtij ligji e të gjitha ligjeve të tjera diskriminuese. Aktualisht, Rimsha dhe familja e saj janë strehuar në Kanada, e cila u ka dhënë të drejtën e azilit politik.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama