HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-22 11:15:43
A+ A- Printo artikullin



Egjipt: ipeshkvi i Andropolit pohon se të krishterët e myslimanët janë bashkë, kundër terrorizmit



Të krishterët e myslimanët egjiptianë bashkohen, për ta ndryshuar vendin. Ndërsa Vëllezërit Myslimanë janë lëvizje ndërkombëtare, së cilës nuk i intereson fare e mira e Egjiptit. Pas zgjedhjes, Mohammed Morsi pati premtuar se do ta zgjidhte çështjen palestineze, duke hequr dorë nga 40% e gadishullit të Sinait e duke krijuar, së bashku me Hamasin, një shtet për popullsinë e Gazës e Cisjordanisë. E gjithë kjo, në dëm të egjiptianëve. E pohon këtë, në agjencinë misionare Azianjuz, ipeshkvi i Andropolit, ndihmës i dioqezës së Aleksandrisë për Kishën kopto-ortodokse, imzot Johana Golta. Prelati përshkruan atmosferën dramatike të dhunës në të cilën është zhytur plotësisht Egjipti e i tregon me gisht të gjithë ato vende, që e fshehin të vërtetën e fakteve, pa përfillur fare opinionin e miliona egjiptianëve e duke e reduktuar konfliktin politik, në ndeshje ndërmjet ushtarakëve e Vëllezërve Myslimanë.
Organizata e Vëllezërve Myslimanë ka në plan të krijojë kalifatin islamik, tregon imzot Golta. Është program ndërkombëtar e përfshin Turqinë, Katarin, Egjiptin e shtete të tjera myslimane. Për prelatin, perëndimi është më i interesuar të zgjidhë problemin izraelit, sesa të merret me dëshirën e egjiptianëve për demokraci. Popullsia egjiptiane, vijon prelati, e posaçërisht, të rinjtë, nuk do ta pranojnë kurrë këtë plan. Revolucioni i 30 qershorit shpërtheu pikërisht për ta shmangur rrënimin e vendit tonë, e ushtria dhe policia, për herë të parë, u radhitën me popullin. Të gjithë, gra, burra, pleq, fëmijë, hoxhallarë e priftërinj të krishterë, marshuan së bashku, pa u ndeshur. Isha ndërmjet manifestantëve e thitha personalisht oksigjenin e miqësisë e të bashkimit.
Ipeshkvi nënvizon se në botë nuk po i kushtohet vëmendje e duhur kësaj ngjarjeje epokale, duke kërkuar kleçka, për të pohuar ligjshmërinë e qeverisë së Mohammed Morsit. Paqja në Izrael e në Palestinë, vijon, i duhet perëndimit, e, për këtë arsye, SHBA-të nuk e duan politikën tonë, sepse duan të realizojnë qëllimin e tyre: t’i rikthejnë islamistët në pushtet!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama