HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-23 16:31:53
A+ A- Printo artikullin



Kardinali Bozanić: edikti i Milanos, fillim i epokës së re për krishterimin e për njerëzimin



Edikti i Milanos shënonte fillimin e një epoke të re, e jo vetëm për krishterimin, por për mbarë njerëzimin, duke përcaktuar, për herë të parë në histori, dy parime themelore për organizimin e shoqërisë e të bashkësive katolike, që duhet të mbeten të pandryshueshme edhe në Krocinë e sotme: parimin e lirisë fetare e atë të laicitetit të shtetit. E nënvizoi këtë kardinali Bozanić, kryeipeshkëv i Zagrebit, gjatë Meshës, kremtuar të dielën në Rakovica, për përkujtimin kombëtar të 1700-vjetorit të aktit, me të cilin, në vitin 313 pas Krishtit, Perandori Kostandin sanksionoi lirinë e kultit të krishterë në mbarë Perandorinë romake. Në Liturgji, sipas agjencisë katolike kroate Ika, bashkëkremtoi, ndërmjet tjerësh, kryetari i Konferencës ipeshkvnore Kroate, imzot Želimir Puljić, kryeipeshkëv i Zarës. Rasti për këtë kremtim ishte festa e Shën Elenës, nënë e perandorit Konstandin, model i madh i virtytit të dashurisë së krishterë që, tha kardinali Bozanić në homeli, na kujton edhe rolin e madh të gruas në Kishë. Trashëgimia e Konstandinit dhe e Shën Helenës, vijoi Hirësia e Tij, është gjithnjë aktuale në Kroaci. Ajo u kujton katolikëve se duhet të mbrojnë lirinë fetare, dinjitetin e njeriut demokracinë e vërtetë në shoqëri e në Shtet. Në këtë kuptim, nismat civile, që promovojnë të drejtën kushtetuese të prindërve për ta zgjedhur lirisht rrugën e edukimit të bijve të tyre, ashtu edhe ato, që mbrojnë martesën, si bashkim ndërmjet një burri e një gruaje, i ndihmojnë krerët e shtetit e të shoqërisë për të bërë hapa konkrete përpara, për të zbatuar ligjin si dhe Deklaratën Universale të të Drejtave të njeriut, duke respektuar traditat e kombit kroat. E gjithë kjo, përfundoi imzot Bozanić, në interes të njeriut e të demokracisë në Kroaci.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama