HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-22 18:09:00
A+ A- Printo artikullin



Kryepeshkopi Janullatos: Në Përmet në vend të Kishës kumar. Po ta hidhnin Kuranin në kamion, Revolucion?



Kryepeshkopi ortodoks i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka postuar në youtube një video në gjuhën greke ku shpjegon historinë e Kishës së Përmetit, dhe procedurat që janë ndjekur për të.

Video më pas është shpërndarë në rrjetin social ‘Facebook’ nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Duke iu shmangur argumenteve juridikë të pronësisë mbi Pallatin e Kulturës, dhe duke këmbëngulur në shenjtërinë e truallit ku ka qenë Kisha Shën Maria e Pazarit, kryepiskopi Janullatos ka bërë pyetje rreth ngjarjeve, duke dëshmuar për atë që e quajti, "dhunë kundër klerit dhe besimtarëve, vandalizëm dhe akte sakrilegji në kishën e shenjtë të Virgjëreshës Mari në Përmet”- shprehet Janullatos.

Sipas tij, ka foto të qarta që tregojnë Kishën aty në qendër të qytetit, por janë bërë ligje të veçanta ku thoshin se në rast se shteti ka vënë 5 gurë më shumë në atë vend, Kisha nuk mund ta marrë mbrapsht këtë vend dhe bënë ligje që ishin të pa mend dhe ligje që ishin mjeranë në vetvete.

Janullatos hedh akuza se janë paguar shumë njerëz që të vinin në pikëpyetje se kjo kishte qenë dikur një Kishë. “Shume gjyqe kanë pasur dëshmitarë të gënjeshtërt të cilët deklaruan dhe vunë në pikëpyetje ato gjëra që sot janë të kuptueshme dhe të ditura më së miri.. Nuk duan të dinë se cila është e vërteta, nuk ju intereson. Ata jetojnë, lëvizin brenda gënjeshtrës. Dhe në vitin 2002 morën një vendim, por e dinin se kjo ishte diçka e gënjeshtërt. Dhe prandaj, për gjithë këto vite nuk guxuan ndonjëherë që të zbatojnë këtë vendim të tyrin të marrë në mënyrë të padrejtë. Dhe shikoni. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për një truall. Bëhet fjalë për një vend të shenjtë, ku për shekuj të tërë kryhet mesha hyjnore”, thekson ai.

Janullatos shprehet se është Kisha Ortodokse ajo qe e ka kultivuar më shumë se çdo qendër tjetër kulture arkitekturën, pikturën, muzikën, ndihmën reciproke ndaj njëri-tjetrit .“Pra, çfarë qytetërimi, kulture këta kanë ndërmend? Pra, që të vënë kumar dhe bilardo aty brenda. Këto janë ngjarje të idhta, dhe ne të gjithë e dimë që të gjitha ortodoksët në Shqipëri marrin pjesë në këtë fyerje që na është bërë. “ –shprehet kryepiskopi, duke shtruar një pyetje ne fund te postimit te tij: “Në rast se një grup ortodoksësh do të merrte Kuranin e një xhamie dhe ta flakte në një kamion. Nuk do të ndodhte revolucion? E përsëris që problem ynë nuk bën fjalë për një ndërtesë, por fakti është që kemi të bëjmë me një përdhosje. Ne nuk diskutojmë fare për truallin, diskutojmë për vendin e shenjtë. Të gjithë respektojnë vendet e shenjta të komuniteteve të tjera nëpër botë”. nga News24/BalkanWeb 22 Gusht 2013




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama