HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-22 14:21:13
A+ A- Printo artikullin



Papa mik që të kërkon në telefon



Bie telefoni. I riu, 19 vjeç nga Camin-i (Itali), është në shtëpi e përgjigjet, në anë tjetër të telefonin është Papa Françesku. Kështu i ndodhi një të riu nga Padova, Stefano Cabizza, student e punëtor.
“Hallo kush flet?” “Jam Papa Françesku, mund të flasim njëri me tjetrit me ti”. Për disa sekonda mbeti pa fjalë Stefano Cabizza, student i inxhinierisë nga Padova: para disa ditësh në Kastel Gandolfo i pati dorëzuar një letër Atit të Shenjtë, e disa ditë më vonë Papa Bergoglio i telefonoi personalisht në shtëpi. Nuk është hera e parë që Papa argjentinas thërret personalisht ndonjë besimtar me telefon, e siç shkruan e përditshmja ‘il Gazzetino’, vërtetë i madh qe gëzimi i studentit italian për bisedën që pati me Papën Bergoglio. “Nuk mund të besoja – pohon studenti padovan – kemi qeshur e biseduar njëri me tjetrit në mënyrë krejt të lirë për afër tetë minuta. Më thirri rreth orës 17 në shtëpi. “Më tha që t’i drejtohesha me ti, duke më thënë se: Apostujt kur flisnin me Jezusin i drejtoheshin me ti njëri tjetrit, e nuk e quanin shkëlqesia juaj? Apo jo? Ata ishin miq, siç jemi unë e ti tani, e unë jam mësuar t’u drejtohem miqve me ti”. “Më kërkoi të lutem shumë për Shën Shtjefnin e edhe për të. Më dha bekimin e unë ndjeva brenda meje rritjen e një force të madhe. Sigurisht që ka qenë dita më e bukur e jetës sime”. “Desha të rrëfeja këtë përvojë time të jashtëzakonshme vetëm për të nxjerr në pah gjestin e përvujtë e afërsinë e Papës Françeskut me ne besimtarët ”, shpjegon Stefano i emocionuar.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama