HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Politika >  2013-08-23 13:20:41
A+ A- Printo artikullin



Siri: sipas OKB-së “krime kundër njerëzimit” nëse vërtetohet përdorimi i armëve kimike. Një milion fëmijë ikin nga Vendi.



Indinjatë e shqetësim i skajshëm për atë që është duke ndodhur në Siri. Kështu u shpreh përmes një deklarate Bashkësia ndërkombëtare, së paku këtë herë , ajo u tregua e bashkuar para hipotezës së përdorimit të armëve kimike në konfliktin sirian që, natën ndërmjet së martës e së mërkurës, afër Damaskut, thuhet se ka shkaktuar mase 1300 viktima. Franca e Turqia insistojnë për një ndërhyrje të armatosur në Siri, SHBA-së tregohen më të matura. OKB-ja flet për pasoja të rënda në rast se provohet përdorimi i gazit vdekjeprurës nga forcat ushtarake të Damaskut, çka do të përbente “ një krim kundër njerëzimit”.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon nga Seuli çon lartë zërin: nëse do të vërtetohet ngjarja, përdorimi i armëve kimike do të jetë “një krim kundër njerëzimit”, një “shkelje e të drejtave ndërkombëtare”, “një sfidë ndaj bashkësisë ndërkombëtare në tërësinë e saj”. Kjo ngjarje mund të ketë “pasoja të rënda” tha numri një i OKB-së. Me tone të ashpra u shpreh edhe presidenti francez Hollande, ndërsa ministri i tij i jashtëm Fabius kërkon një përgjigje të armatosur kundër Sirisë. Dakord me këtë është Turqia. Ndërkohë nga Pallati i Qelqtë është nisur drejt Damaskut zëvendëssekretari Angela Kane. OKB-ja do që sa më shpejt të sqarohet situata e të zbardhet ngjarja. Irani e Rusia refuzojnë akuzat që i adresohen qeverisë së Asadit e aludojnë, sipas tyre, për një përgjegjësi të disa grupeve keadiste, të grupeve kryengritëse të pranishme në vend. Në anën tjetër, situata dramatike në Siri nxit e përshpejton ikjen e popullsisë nga vendi. Po një hetim objektiv mbi përdorimin e armëve kimike në konflikt është kërkuar edhe nga Rusia e SHBA-së. Presidenti amerikan Obama në një intervistë ripohoi se situata në Siri kërkon “vëmendjen më të madhe të SHBA-së” sepse ajo që është parë “tregon se është fjala për një ngjarje shumë të rëndë, që zgjon shqetësim të madh”. Ndërkohë rritet emergjenca humanitare. Unicefi njofton se në mesin e refugjatëve janë mase një milion fëmijë. Ndër ta afër 750 mijë kanë më pak se 11 vjeç. OKB-ja i ka kërkuar regjimit të Damaskut t’i lejojë inspektorët, që janë të pranishëm në vend, të bëjnë hulumtimet mbi atë që ka ndodhur në periferi të kryeqytetit sirian, për sqaruar dyshimet mbi sulmin me armatim kimik në Siri.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama