HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-08-25 14:16:06
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: të heshtin armët në Siri, problemet nuk zgjidhen me përleshje!



Papa Françesku, sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në praninë e një numri të madh shtegtarësh, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, bëri përsëri thirrje për paqe në Siri, prej nga fryjnë erëra të reja lufte e përhapen në të katër anët e botës, lajme të tmerrshme, çnjerëzore.Me vuajtje e shqetësim të thellë, pohoi Papa, vijoj ta ndjek situatën në Siri. Në vend, pas më se dy vjet lufte civile, kanë gjetur vdekjen rreth 100 mijë vetë, nga të cilët, 7 mijë fëmijë. E këtyre shifrave të frikshme u duhen shtuar edhe 4 milionë refugjatë e të shpërngulur nga vatrat e veta, një e pesta e gjithë popullsisë siriane:
“Dhuna në rritje, në një luftë ndërmjet vëllezërve, e shoqëruar me shtimin e vazhdueshëm të masakrave e të krimeve rrënqethëse, që të gjithë patëm rastin t’i shikojmë në pamjet e këtyre ditëve, më shtyn edhe një herë të ngre me forcë zërin që të marrë fund vringëllima e armëve. Nuk janë përleshjet, ata që i hapin rrugën shpresës për zgjidhjen e problemeve, por aftësia për takim e dialog”.
Nga thellësia e zemrës, Papa u shprehu afërsinë, me lutje e solidaritet, të gjitha viktimave të këtij konflikti, të gjithë atyre, që vuajnë, posaçërisht fëmijëve, duke i ftuar ta mbajnë gjithnjë ndezur shpresën për paqe:
“I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare të tregohet më e ndjeshme përballë kësaj situate tragjike e të impenjohet me fund për ta ndihmuar Kombin e dashur sirian të gjejë rrugën për të dalë nga kjo luftë, që mbjell vetëm shkatërrim e vdekje”.
Në përfundim Papa i ftoi të pranishmit të kërkojnë ndërmjetësimin e Mbretëreshës së Paqes, për paqe në mbarë botën.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama