HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-26 15:44:41
A+ A- Printo artikullin



Imzot Zenari: nuk mund të heshtim përballë britmës së viktimave të pafajshme



Mbi ngjarjet dramatike, që vijojnë ta trandin Sirinë, intervistuam nuncin apostolik të Damaskut, imzot Mario Zenari:

Përgjigje: - Unë, në këto ditët e fundit, duke ndjekur pamjet e tmerrshme, që na tronditën të gjithë, dëgjoja britmën e këtyre fëmijëve, të këtyre viktimave të pafajshme; britmë, që lartohet drejt qiellit e britmë drejt bashkësisë ndërkombëtare. Nuk mund të rrimë duarkryq, as të heshtim, përballë kësaj britme, kësaj thirrjje, që vjen nga këta të pafajshëm! Natyrisht lutem që kush ka përgjegjësi në këtë fushë, bashkësia ndërkombëtare, drejtuesit e saj, të kenë shumë urti e shumë maturi. Duhet të veprojmë në një mënyrë të tillë, që ky tmerr të mos përsëritet kurrë më, kurrë më! Kurrë më krime të tilla! Masakra të tilla...! Bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë të pamundurën, për të mos i shikuar kurrë më këto pamje, që trondisin shpirtin e mbarë botës. Duhen gjetur mjetet më të përshtatshme e më të volitshme, që të mos e ndërlikojnë edhe më tej situatën. Lutemi që atyre, të cilët e kanë këtë përgjegjësi, t’u jepet shumë urti, shumë durim.

Pyetje: - Duket krejt e mundshme të jenë përdorur armë kimike....

Përgjigje: - Këtu i takon bashkësisë ndërkombëtare të verifikojë e të sqarojë e unë shpresoj se do të ketë bashkëpunim edhe nga ana e autoriteteve lokale të të gjitha palëve në konflikt, që të hidhet dritë mbi këtë krim e mbi përgjegjësit e tij.

Pyetje: - Në këtë luftë, kush paguan më shumë, është njeriu i thjeshtë, janë civilët, të pafajshmit, fëmijët....

Përgjigje: ... e kjo ndodh që nga fillimi i konfliktit, që prej më se dy vjetësh e gjysëm. Rreth një vit më parë, kur këtu, në Damask, nisën të dëgjohen zhurmat e para të luftës, m’u duk se Siria po niste zbritjen në ferr. Sot, pas këtyre fakteve, më duket se jemi rrokullisur në fund të fundit të ferrit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama