HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Audiencat dhe Lutjet e Engjëllit të Tenzot >  2013-08-28 18:09:53
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku kremton Meshën me Agostinianët.



Sot Papa kryesoi, në Bazilikën romake të Shën Agostinit, Meshën për fillimin e punimeve të Kapitullit të Përgjithshëm të Urdhërit të Shën Agostinit. Ditën kur Kisha përkujton ipeshkvin e Iponës, rregulltarët agostinianë e pritën Papën në orën 18.00. U takuan, këtu, simbolikisht ipeshkvi i lashtë i Iponës, e Ipeshkvi i Romës. Po pse Papa deshi kaq shumë të ishte i pranishëm ndërmjet Agostinianëve, në Meshën për fillimin e Kapitullit të tyre të Përgjithshëm? E shpjegon famullitari i Kishës së Shën Anës në Vatikan, agostiniani don Bruno Selvestrini:

Pyetje: - Ç’i bashkon Papën Françesku e Shën Agostinin?

Përgjigje: - I Bashkon pasioni, ngarkesa e impenjimit baritor, dëshira për t’i takuar të gjithë, posaçërisht mëkatarët, të zhgënjyerit, që ta ndjejnë se Zoti i do. “Më jep një të dashuruar, e do ta kuptosh atë, që them”, na siguron. Ipeshkvi i Iponës, që kishte, sidomos, një përgatitje të shkëlqyer retorike. Papa Françesku ka një ngarkesë të madhe njerëzore, ka thjeshtësinë e aftësinë për të hyrë menjëherë në lidhje me besimtarët, që e ndjejnë se Papa i do e, përmes tij, vetë Krishti. Më 17 marsin e kaluar Françesku erdhi në famullinë e Shën Anës. Gëzim i madh për ne, sepse ishte vizita e parë jo vetëm në famullinë tonë, por edhe në një kishë agostiniane. Në këtë rast na kujtoi edhe një herë se Zoti fal, gjithmonë, pa u lodhur kurrë. Në veshët e njeriut të sotëm, këto fjalë tingëllojnë si qortim i një Zoti, që është Atë plot dashuri për krijesat e veta. E kjo më kujton shprehjen e famshme të Shën Agostinit, e cila jehon sot në zemrat e shumë njerëzve, që po ecin në rrugën fesë, përmes Papës Françesku: “Tepër vonë të njoha, o bukuri aq e lashtë, kaq e re, vonë të desha! Po, sepse ti ishte brenda meje, e unë, jashtë. Atje të kërkoja! I shëmtuar, sulesha mbi format e bukura të krijesave tua”. Ja, pra, nevoja për jetë shpirtërore, për të mos lejuar që të na rrëmbehen vlerat më të mëdha, që i kemi në shpirt, nga një jetë e copëzuar në mijëra veprimtari, që nuk na lë asnjë të lirë as për një çast paqeje shpirtërore. “Mos dil jashtë! Hyr brenda vetes; në njeriun shpirtëror”- shkuan Ipeshkvi i Iponës – “Bano në të vërtetën”.
Gatishmëria, që buron nga takimi me mëkatarin e penduar, dëshira për të rinisur një jetë re, për të fituar kohën e humbur: këto janë ndjesitë që provojnë shumë të rinj, të cilët e dëgjojnë dhe ndjekin Papën Françesku: “Çdo shpresë e mbështes në madhështinë e pa cak të mëshirës sate”- vijojnë të na kujtojnë Shën Agostini e Papa Françesku!

Pyetje: - Është ende aktual mesazhi i Shën Agostinit?

Përgjigje: - Po i përgjigjem kësaj pyetjeje, duke u nisur nga përvoja e 30 vjetëve të meshtarisë sime, shtatë nga të cilat, në drejtim të Famullisë papnore të Shën Anës, në Vatikan. Mund të pohoj me siguri se kush takohet me Shën Agostinin, lidh me të një miqësi të përhershme. Rreth 4 vjet më parë kishës sonë i dhuruan një shtatore të Shenjtit. Kur e ekspozuam, shumë njerëz, ndërmet të cilëve të rinj, nisën të interesohen për jetën e Tij. Shumica ishin larg Kishës, të zhgënjyer, mëkatarë, të palumtur, nga ata, që e ndjejnë peshën e rëndë të gjykimit të Zotit mbi ndërgjegje, për shkak të sjelljes së tyre. Vërejta se për këta njerëz aktualiteti i Ipeshkvit të Iponës është më i freskët se kurrë, se kanë shumë për të mësuar, duke ecur mbi gjurmët e jashtëzakonshme, që la mbi tokë jeta e shenjtit.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama