HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-29 17:16:35
A+ A- Printo artikullin



Kore: Mesazh i Papës për Muajin e Martirëve; të gjallërohet feja dhe impenjimi për ungjillëzimin



Papa Françesku shprehu kënaqësinë, kur u njoftua se kryedioqeza e Seulit e shpall shtatorin “Muaj i Martirëve” në kujtim të atyre, që dhuruan jetën për Ungjillin në Kore.
Në një mesazh, drejtuar kryeipeshkvit të Seulit, imzot Endrju Zheom Soo-jung, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Shenjtërisë së Tij, kardinali Tarçizio Bertone, Papa i uron ata, që do të marrin pjesë në shtegtimet gjatë këtij muaji, ta thellojnë, me ndihmën e lutjes e të shembullit të martirëve, bashkimin me Zotin Jezus, i cili dha jetën, që ne të mund ta gëzojmë bashkë me Të, jetën e amshuar.
Më pas Papa lutet që ky rast të jetë frymëzues për shtegtarët e t’i ndihmojë ta gjallërojnë fenë në zemrat e tyre, për t’u impenjuar, kështu, me të gjitha forcat, në detyrën e ungjillëzimit.
Festa e Martirëve Koreanë kremtohet më 20 shtator, për kujtim të 113 martirëve, të vrarë nga urrejtja për fenë katolike, gjatë persekutimeve, që shpërthyen në Kore në vitet 1839 e 1867. Muaji i Martirëve, që do të kremtohet me temën : “Unë jam udha, e vërteta, jeta” (Gjn, 14,6), do të hapet më 2 shtator, në katedralen e Mijengdong.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama