HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-30 18:27:33
A+ A- Printo artikullin



Mbi 15 mijë kurdë sirianë ikin në Irak. Kryeipeshkvi i Erbilit: “Na ndihmoni!”.



Më se 15 mijë refugjatë të etnisë kurde kapërcyen këto ditë kufirin me Irakun, për të kërkuar strehë në Kurdistanin irakian. Kjo ‘dalje’, është më e madhja, që njihet në historinë e popullit kurd kohëve të fundit. Njerëzit lanë pas banesa e gjithçka patën pas shpirtit. “Kanë, prandaj, nevojë për gjithçka: ushqim, ujë, ilaçe e strehë ku të mbështesin kokën” kujton me dëshpërim, në agjencinë AziaNjuz, imzot Bashar Varda, kryeipeshkëv i Erbilit, një nga qytetet, që ka mikpritur më shumë refugjatë, se asnjë tjetër. Janë kryesisht gra e fëmijë, ndërsa etërit e djemtë e rritur të këtyre familjeve, kanë mbetur në Siri për të luftuar kundër milicive islamike, që këto ditë po përpiqen të pushtojnë zonën. Në sa atje vriten e vrasin, dioqeza irakiane mbron ata, që mbeten, duke mbledhur ndihma të të gjitha natyrave e duke i shpërndarë ditë për ditë kampeve, ku më se 300 gojë presin t’u shuhet uria. Ndërkaq po kontrollohet gryka e kufirit, duke e hapur vetëm për shkëmbime tregtare. Sepse vendi nuk ka mundësi të presë heksode të reja, që të kujtojnë kohët e Besëlidhjes së Vjetër. E deri kur?




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama