HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-30 13:45:14
A+ A- Printo artikullin



Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit Mazombve, gjithnjë në shërbim të të varfërve e të ungjillëzimit



Ndërroi jetë, dje pasdite, në Lusaka, kardinali zambian Medardo Jozef Mazombve: ishte 81 vjeç.
Papa Françesku shpreh, përmes një telegrami drejtuar kryeipeshkvit të Lusakës, imzot Telesphore George Mpundu, dhimbjen për këtë humbje. Kujton, më pas, me mirënjohje, impenjimin e palodhshëm të kardinalit për përhapjen e Ungjillit në Afrikë si dhe verprimtarinë e tij të palodhur në shërbim të të varfërve. Papa i larton Atit të mëshirës lutjen, që ta shpërblejë për besnikërinë e tij e ta presë këtë shpirt fisnik, në paqen e gëzimin e qiellit.
Kryeipeshkvi i nderit i Lusakës, kryeqytet i Zambies, ishte i vetmi kardinal i këtij vendi në Kolegjin Kardinalor.
I lindur më 24 shtator 1931, në Kundamira, dioqeza e Shipatës, bir katekisti, zgjodhi rrugën e meshtarisë. U shugurua më 4 shtator 1960. Vetëm 39 vjeç, u emërua ipeshkëv i Shipatës, ku shërbeu për 26 vjet. Nga viti 1979, deri më 1986, ishte kryetar i Shoqatës së Anëtarëve të Konferencës Ipeshkvnore në Afrikën Lindore, themeluar më 1961. Arritja më e madhe e veprimtarisë së tij, është hapja e Universitetit Katolik në Nairobi të Kenias. Më 18 gusht 1985 shoqëroi Gjon Palin II në përurimin e shkollës së lartë katolike, për ta shoqëruar përsëri, si kryetar i Konferencës Ipeshkvnore, gjatë shtegtimit dyditor papnor në Zambia, prej nga Ati i Shenjtë ngriti me forcë zërin për solidaritet ndërkombëtar në ndihmë të Afrikës dhe preku tema të mprehta, si ajo e racizmit, e borxhit ndërkombëtar, e refugjatëve, e varfërisë dhe e paqes. Më 30 nëntor 1996 u emërua kryeipeshkëv i Lusakës. Benedekti XVI e krijoi kardinal më 20 nëntor 2010. Me vdekjen e tij, Kolegji Kardinalor numëron 201 kardinaj, nga të cilët, 112 zgjedhës e 89, mbi moshën 80 vjeçare.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama