HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-08-30 18:25:57
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës



E diel 1 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 1 shtator kalendari përkujton edhe shën Egjidin, abat; shën Viktorin; shën Sikstin e shën Jozuhen.
Të hënën më 2 shtator, sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i shën Albertit e Vitit; shën Zenonit, martir i Nikomedisë.
Të martën më 3 shtator, përkujtimi i shën Gregorit të Madh, papë e doktor i Kishës.
E mërkurën më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës.
E enjten më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumen Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve.
Sivjet, më 5 shtator, përkujtojmë 16 vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. E ky përvjetor e festë liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu u la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.
Gjithnjë më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë.
Të premten më 6 shtator kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. . Po kujtojmë se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e muajit, që besimtarët e krishterë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.
Të shtunën më 7 shtator, sipas kalendarit kishtar përkujtohet shën Regjina, virgjër e martire dhe shën Guidon, ipeshkëv të Arecos. Gjithnjë të shtunën e ardhshme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.
Të dielën e ardhshme me 8 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 8 shtator Kisha kremton edhe festën e të Lindurit të Virgjërës Mari, Zojës së Papërlyer. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Papa Benedikti XVI në takimin me të rinjtë në Loreto më 2010 ndër të tjera pohoi: Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama