HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-01 11:29:16
A+ A- Printo artikullin



Kushtet e përjetshme të dy motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer në Shkodër



Motrat Françeskane të Provincës së Zojës së Papërlyer në Shkodër në festë. Sot, gjatë kremtimit të Meshës solemne në Kishën e Shën Françeskut në Gjuhadol, udhëhequr nga kryeipeshkvi Shkodrës, imzot Massafra, motër Irenea Lekaj nga Novosella e Gjakovës dhe motër Mirela Marku nga Iballa e Pukës, i bënë kushtet e tyre të përjetshme në jetën rregulltare, pranë Motrave Françeskane të Zojës së Papërlyer.
Në Meshë, motra eprore provinciale, motër Marjana Mirdita, pranoi kërkesën e dy motrave të reja shqiptare për një jetë rregulltare, e kështu lutja e motër Irena e Mirela u vendos mbi altar nga kryeipeshkvi Massafra, në shenjë të përkushtimi të përjetshëm Hyjit e në shërbim të popullit.
Thirrja për jetën e shuguruar është gjithnjë nismë e Zotit. Krishti thërret e njeriu përgjigjet me jetën e vet. Për pasojë, adhurimi e shërbimi janë dy sjellje, që duhet të karakterizojnë gjithnjë jetën rregulltare të një personi, sepse siç thoshte Shën Pali “nuk jetoj unë, por Krishti jeton në mua”. Meditim e shërbim: dy sjellje, që s’mund të ndahen. Meditimi e adhurimi i Zotit dhe shërbimi ndaj të tjerëve, pa mbajtur asgjë për vete: kjo është “zhveshja” nga çdo gjë e atyre, që jetojnë një jetë të përkushtuar e të shuguruar.
Pastaj, nuk duhet harruar se kushtet e jetës së shuguruar, që janë virtyte të jetës rregulltare. Bindja, si dëgjim i vullnetit të Zotit; varfëria, si kapërcim i çdo egoizmi, sipas logjikës së Ungjillit, që na mëson të kemi besim në Provaninë Hyjnore. Pastria si dhuratë e liri, që Zoti ua jep si dhuratë murgeshave e duke iu bindur, ato e kthejnë këtë dhuratë në liri edhe për të tjerët. Pra pastri e frytshme, pastri, që lind bij shpirtërorë në Kishë. Virtyti e kushti i tretë i motrave rregulltare, pastria, e kuptuar si karizëm e çmuar. Një Motër e shuguruara është motër e nënë e duhet të mbetet motër e nënë për të gjithë. Nuk mund të kuptohet Virgjëra e Shenjtë Mari pa amësinë e saj, nuk mund të kuptohet Kisha pa amësinë e saj e motrat rregulltare janë ikonë e Shën Marisë dhe e Kishës. T’ia ngulim sytë Jezus Krishti mbi Kryq: aty qëndron çdo domethënia e çdo shërbimi në Kishë, aty ku Ai, që është Zot, bëhet shërbëtor deri në dhurimin e plotë të vetvetes.
Këto tri mendime: vendosjen e Krishtit dhe të Ungjillit në qendër të jetës, ushtrimin e misionit si shërbim “dashurie” dhe ndjenjën e përkatësisë në Kishë, duke vepruar brenda e me të, për t’i dhuruar njerëzimit përmes Kishës, amësinë, dashurinë, butësinë, intuiten e nënës. Jini plot gëzim sepse është bukur të ndjekësh Jezusin, është bukur të bëhesh ikonë e gjallë e Zojës dhe e Kishës Shenjte, Nënë. Po ja në mikrofonin e Radio Vatikanit dëshmia e motër Irenea Lekaj, ta dëgjojmë .......RealAudioMP3




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama