HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-07 15:46:53
A+ A- Printo artikullin



Shenjtorët e javës



E diel më 8 shtator, Kisha kremton të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar dhe festën e Lindjes të Lumes së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shqiptar njihet me emrin ‘Zoja e Vogël’. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.
Të hënë më 9 shtator, kalendari kujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir
Të martën më 10 shtator, kalendari kishtar do të përkujtojë shën Nikollën Tolentino, meshtar rregulltar agostinian;
Të mërkurën më 11 shtator, kalendari kujton shën Protin e Jacintin, martirë.
Të enjten më 12 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Emrit të Shenjtë të Virgjërës Mari, si dhe shën Guidon nga Brabanti e Shën Silvanin e Veronës.
Të premten më 13 shtator, kalendari kujton shën Gjon Gojartin apo Krizostomin, ipeshkëv e doktor i Kishës.
Të shtunën më 14 shtator, kalendari liturgjik i Kishës kremton festën e Naltimit të Kryqit të Shenjtë, siç njihet tek popullit shqiptar, festa e Shëna Kryqit.
Je ti, o Zot, shpëtimi jonë. I lartuar mbi drurin e Kryqit, Biri i Zotit, Jezus Krishti Shpëtimtar, shëlbon gjithësinë dhe personat. Çdo herë që bëjmë shenjën e kryqit, ne rrëfejmë se prej Krishtit na është dhënë të gjithëve jeta e amshuar.
Festa e Naltimit të Kryqit të Shenjtë kremton një fakt historik të epokës së perandorit Kostandinit e nënës së tij Helenës, kur qe zbuluar mbi Golgotë në Jerusalemi Kryqi, mjeti i vdekjes së Krishtit. Ky Kryq i Krishti gjendet në Bazilikën e Jerusalemit
Të dielën që vjen më 15 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 24-të gjatë vitit e gjithnjë më 15 shtator kalendari kishtar përkujton festën e të Zojës së Bekuar të Dhimshme.
Në dhimbje, më ndihmo, o Zot. Martire megjithëse pa vdekur është Maria nën kryqin e të Birit. Nga shkatërrimi e dhimbja do të vijë ngjallja; në vend të Birit të humbur, do të ketë një mori e madhe besimtarësh në Krishtin.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama