HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-04 16:42:26
A+ A- Printo artikullin



Urata e së Lumes Nënë Terezë: “Hapna sytë tanë, o Zot!”



Në festën liturgjike kishtare të së Lumës Nënë Terezë që kremtojmë më 5 shtator, ti drejtohemi Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetrin kurdoherë me këtë uratë që e Lumja Nënë Terezë na ka lënë:
‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen!




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama