HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-08 14:54:02
A+ A- Printo artikullin



100 mijë vetë, në lutje, në Sheshin e Shën Pjetrit. Papa: “Mjaft me luftë, Zoti i ka vënë njeriut paqen në zemër”



E po i kthehemi tani lutjes të së shtunës, pasi dëgjuam fjalët e Papës Françesku, të cilat dje dhe sot ushtuan në të njëjtin shesh të Shën Pjetrit, mbushur plot e përplot. Mbrëmë, 100 mijë vetë përshëndetën Atin e Shenjtë, kur hyri në tremen e Bazilikës, në orën 19.00, së bashku me ikonën e Zojës “Salus populi romani”. Lutja e Rruzares, fjala e Atit të Shenjtë, pastaj, adhurimi i të Shenjtnueshmit Sakrament, së bashku me lexime nga Bibla, muzikë e lutje për paqen. Vazhdoi meditimi personal e heshtja, pastaj Bekimi eukaristik përfundimtar. Të gjithë në lutje, të krishterë e myslimanë, besimtarë e jo besimtarë.RealAudioMP3
…Veni Creator…
Në Sheshin e Shën Pjetrit s’kishe ku hidhje një majë gjilpëre, por ishte kaq i heshtur, sa të mendosh se është bosh. Luten të gjithë për paqen në zemrat e njerëzve, por sidomos luten të heshtin armët në Siri. Akoma ka ndonjë rreze drite, kur hyn Papa Françesku dhe ikona e Zojës, në procesion para tij…
….Ave Maria…
Me Misteret e Gëzimit të Rruzares, i kërkohet ndihmë shën Marisë, Mbretëreshës së Paqes, që pajtimi të fitojë mbi dhunën e luftën. Pastaj, zemrat e sytë kthehen nga Hostja e shuguruar mbi elter. Heshtja e lutja personale i lënë vendin leximit të Shkrimit Shenjt dhe disa lutjeve për paqen të papëve të mëparshëm. Pesë çifte nga Siria, Egjipti, Toka e Shenjtë, SHBA-të dhe Rusia i hedhin kem flakës, që digjet para ikonës së Zojës. “Princ i paqes, Jezus i gjallë – shkruante Papa Gjoni XXIII – shndriti sundimtarët e popujve”:
(Person, që lexon)
“Ndize flakën e vullnetit të të gjithëve për të kapërcyer pengesat, që na ndajnë”…
…“ndale logjikën e hakmarrjes e të shpagimit”, lutej i Lumi Gjon Pali II.
(Person, që lexon)
“Kurrë më luftë, spirale zie dhe dhune, kërcënim për krijesat e Zotit në Qiell, në Tokë e në Det. Në bashkim me Marinë, Nënën e Jezusit, akoma të përdëllohemi o Hyj: foli zemrave të përgjegjësve për fatet e popujve…”.
“O Zot i të gjitha kohrave, ndizi zemrat e atyre, që thërrasin emrin Tënd”, lutej Papa Benedikti XVI.
(Person, që lexon)
“Ti je i dërguari i Atit për shëlbimin tonë: na dhuro paqen tënde”.
Heshtje e lutje në leximet liturgjike, që kulmojnë me himnin madhështor “Te Deum”, me të cilin njerëzimi e lëshon krejtësisht veten në duart e Hyjit të Gjithpushtetshëm. Është çasti i fundit para bekimit eukaristik të Atit të Shenjtë, i cili i falenderon të gjithë për pjesëmarrjen.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama