HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-11 12:27:34
A+ A- Printo artikullin



Organizuesi i Kuvendit të Arbërit imzot Vinçenc Zmajeviç në përvjetorin e vdekjes



Si sot, më 11 shtator 1745 u nda nga jeta kryeipeshkvi i Tivarit imzot Vinçenc (Visk) Zmajeviç, personalitet i shquar kishtar i shekullit të 18, me origjinë kroate që ruajti rol të rëndësishëm në historinë e Kishës shqiptare e sidomos në organizimin e Kuvendit Kishtar të Arbërit më 1703. Kryeipeshkvi imzot Zmajeviçi u mor me organizimin por edhe me hartimin e dokumenteve të Kuvendit Kishtar të Arbërit që u botuan më 1703 në latinisht e shqip. Po kështu imzot Zmajeviçi ndihmoi edhe për përhapjen e shkollave shqipe dhe për botimin e librave liturgjike e katekistike shqip, për të ndihmuar besimtarët shqiptarë të njiheshin me përmbajtjes e doktrinës së krishterë e të përforconin e fenë e tyre në Zotin.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama