HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-11 12:27:25
A+ A- Printo artikullin



Papa Françesku: ta duam Kishën në të cilën të gjithë jemi të barabartë!



“Kishën nuk e përbëjnë vetëm priftërinjtë por të gjithë ne”. Kështu tha Papa Françesku në katekizmin e sotëm gjatë audiencës së përgjithshme mbajtur paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.
“Shpesh herë dëgjoj se thuhet ‘Besoj në Zotin por jo në Kishë” e “nëse ti thua se beson në Zotin e jo në Kishës je duke thënë se nuk beson në vetvete. Kjo është një kundërshtim” sepse “Kishë jemi të gjithë, që nga fëmija që është pagëzuar kohëve të fundit e deri tek ipeshkvijtë. Të gjithë jemi të barabartë”, shtoi Papa Françesku gjatë audiencës së përgjithshme.
“Nuk ka kuptim të thuash “besoj në Zotin por nuk besoj në Kishë”, sepse, siç qe “më qartë në shekuj të parë të krishterimit”, “Kisha ndërsa është nënë e të krishterëve, ndërsa lindë të krishterë, ajo edhe është e formuar prej tyre, Kisha nuk është diçka e ndryshme nga vetvetja jonë, por duhet shikuar si tërësi e besimtarëve, unë ti, të gjithë ne jemi pjesë e Kishës”, nënvizoi Papa Françesku në katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme duke folur para afër 80 mijë besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm në Sheshin e Vatikanit. “Një i krishterë nuk është një ishull. Ne nuk bëhemi të krishterë në laboratorë apo vetvetiu me forca tona, por përmes fesë që është dhuratë e Zotit që na dhurohet në dhe përmes Kishës”, pohoi akoma Papa Bergoglio.
“Ju bëj një pyetje në të cilën duhet të përgjigjeni me zemër: sa prej jush e kujtojnë datën e pagëzimin të vet?”. Këtë kërkoi Papa Bergoglio gjatë audiencës së përgjithshme, duke folur lidhur me dashurisë që duhet ta kemi në Kishë. “Çohen lartë disa duar të pranishmëve – vërejti Papa – unë thonë disa - besoj se jam pagëzuar për Pashkë, të tjetër pohojnë - unë besoj se jam pagëzuar për Krishtlindje...e mirë pra data e pagëzimi është lindja jonë në Kishë, është data kur nënë jonë Kishë na ka lindur”. “Po ju jap një detyrë shtëpiake, kur të ktheheni në shtëpi, - sugjeroi Papa - shkoni e kërkojeni datën e pagëzimit tuaj për ta falënderuar Zotin” për atë ditë. “A do ta bëni? – pyeti Papa Bergoglio - . Po, e kemi për detyrë ta bëjmë këtë punë”.
E Ati i Shenjtë kërkoi të “duhet Kisha ashtu siç duhet nëna jonë, duke ditur edhe t’i kuptojmë gabimet, sepse të gjithë – nënvizoi – kemi gabime, defekte, ato të nënës i mbulojmë, i duam, e ndihmojmë të jetë sa më e bukur, më autentike ndaj Zotit. Po ju lë këto pyetje – shtoi Papa – por mos i harroni detyrat e mia që u dhashë, ‘kërkoje datën e pagëzimit tënd””.
“Të qenurit tonë pjesë e Kishës nuk është një fakt i jashtëm, formal, nuk është sikur të plotësosh një copë letër. Po është akt i brendshëm dhe jetik. Nuk i përkitet Kishës siç i përkitet në shoqëri, një partie apo çfarëdo organizate tjetër. Lidhja jetike është si ajo që kemi me nënën tonë”, pohoi Papa duke nënvizuar se “Kisha është vërtetë nënë e të krishterëve”.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama