HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-11 15:46:11
A+ A- Printo artikullin



Vizita në Kaliari: Papa do të takojë të rinjtë, të varfërit, punëtorët dhe të burgosurit



Një ditë intensive, e pasur me takime, në realitetet e ndryshme të Sardenjës, në Itali. Kështu paraqitet vizita e Papës Françesku në Kaliari, të dielën, më 22 shtator, sipas programit të njoftuar sot nga Salla e Shtypit e Vatikanit.
Papa do të mbërrijë në aeroportin e qytetit pak pas orës 8 të mëngjesit e menjëherë, do të takohet me botën e punës. Pastaj, do të përshëndesë autoritetet në sheshin përballë Shenjtërores së Zojës së Bonarisë në Kaliari, ndërsa të sëmurët do t’i takojë brenda bazilikës. Në orën 10.30, Mesha në sheshin para shenjtërores e në orën 12, lutja e Engjëllit të Tënzot. Pas drekës me ipeshkvijtë sardë, në Seminarin Papnor rajonal, Ati i Shenjtë do t’u flasë të varfërve e të burgosurve në katedralen e Kaliarit, në orën 15. Një orë më vonë, takimi me botën e kulturës në Sallën e Madhe të Fakultetit Papnor teologjik të Sardenjës. Së fundi, në orën 17, takimi me të rinjtë, në përfundim të nismës “Hidhi rrjetat”. Papa Françesku do të kthehet në Vatikan rreth orës 19.30.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama