HomeRadio Vatikani
Radio Vatikani   
Në gjuhë të tjera  

     Home > Kisha >  2013-09-13 16:22:10
A+ A- Printo artikullin



Papa takon Prefektin e Kongregatës për Doktrinën e fesë, imzot Muller dhe ambasadorin e ri të Brazilit pranë Selisë së Shenjtë



Papa Françesku priti sot në audiencë Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Doktrinën e Fesë, kryeipeshkvin imzot Gerhard Ludwig Muller. Kështu njofton salla e shtypit e Vatikanit.
Gjithnjë sot paradite, Papa Françesku priti në audiencë ambasadorin e ri të Brazilit pranë Selisë së Shenjtë, Denis Fontes de Souza Pinto, me rastin e paraqitjes së Letrave kredenciale. Njofton salla e shtypit e Vatikanit
E vijojnë këtyre ditëve në Vatikan audiencat e Atit të Shenjtë me përfaqësues të shoqatave e lëvizjeve kishtare. Sot qe radhe e Presidentes së Lëvizjes kishtare të Kofolarinëve, Maria Emmaus Voce.
Kujtojmë se Papa Bergoglio ka takuar edhe përfaqësues e kryetarë të shoqatave e të lëvizjeve tjera të mëdha kishtare, si atë të ‘Veprimit Katolik Italian’, lëvizjes së ‘Ripërtëritjes së Shpirtit’ e të tjerë, shenjë që Papa dëshiron të njihet nga afër me gjithë realitetin e Kishës katolike.




Share






Kush jemi Orari i programeve Shkruaji redaksisë Prodhime RV Links Në gjuhë të tjera Selia e Shenjtë Qyteti i Vatikanit Kremtimet liturgjike të Papës
Përmbajtja e kësaj faqeje gëzon të drejtën e autorit ©. Administratori / Web-team / Kushtet ligjore / Reklama